E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat- Nis vaksinimi i bagëtive kundër Burcelozës

Berat- Ministria e Bujqësisë ka nisur sot në Berat fushatën e vaksinimit të bagëtive të imta kundër së mundjes së Burcelozës.
Sipas një njoftimi për shtyp, i pranishëm ka qenë edhe zv. ministri i Bujqësisë, Tokli Thomai, i cili është takuar me banorët e zonave të Beratit.

Ai u shpreh se në vitet pasardhëse do të përdoren metoda të reja, dhe kjo falë regjistrimi dixhital të fermave.

” E rëndësishme është që këtë proces, gjatë këtij vitit e zbatojmë në një model të ri, model të mbështetur në të dhëna të sakta dhe në bazë të një regjistri dixhital të fermave në Shqipëri. Është një fushatë që ndikon në shëndetin e të gjithëve ne që tregon qartë progresin e bërë në fushën e konkurueshmërisë, tha numri Thomai.

Burceloza është një sëmundje që prek kryesisht delet dhe dhitë, dhe është më e pranishme në zonat e jugut. Në disa raste ajo mund të infektojë edhe njeriun dhe ka pasoja të rënda. Gjithashtu një lloj tjetër i saj prek edhe lopët, duke sjellë dështim te to.

Fushata e quajtur Një Pikë në Sy do të zgjasë 45 ditë dhe një ekip prej 750 veterinerësh do të angazhohen për të vaksinuar rreth 2.5 milion dele e dhi si edhe rreth 85 mijë mbajtës të kafshëve dhe persona të tjerë të lidhur drejtpërdrejt apo tërthorazi me to.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›