Koreja e Veriut, gati për tiu rikthyer negociatave
Bërthamoret
Koreja e Veriut është treguar e gatshme për rifillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe për programin e saj bërthamor. Në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Jashtme në Phenian, thuhet se Koreja e Veriut dëshiron që përmes këtyre bisedimeve të arrijë marrëveshjen e paqes të bazuar në barazi. Shteti komunist ka ndërprerë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut në prill të vitit 2009, pas një prove bërthamore. Të premten, Këshilli i Sigurimit dënoi fundosjen e një anijeje luftarake jugkoreane, por nuk bëri drejtpërdrejt përgjegjës për këtë Korenë e Veriut. Në fatkeqësinë e marsit 2010 humbën jetën 46 marinarë koreanojugorë.
#