Lauka: Liria e Kosovës, është blerë shtrenjtë
Prishtinë-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka deklaruar me rastin e ditës përkujtimore për Dëshmorët e komunës së Mitrovicës, se lira Kosovës ka një çmim shumë të shtrenjtë, të cilin e paguan dëshmorët e saj. Ai shtoi se Kosova tashmë është shtet dhe nuk ka kush që e pengon që shteti më i ri i botës të ecë përpara.
Ndërsa kryetari i Komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi tha se kanë kaluar dhjetë vjet që ne frymojmë të lirë dhe çdo ditë përjetojmë jetën e dinjitetshme që nuk e kishim me shekuj. Ai tha se për këtë meritë të madhe kanë dëshmorët, të cilët flijuan veten për këtë ditë. Në këtë përkujtimore merrte pjesë edhe ambasadori shqiptar në NATO, Artur Kuko, si dhe familjarë dhe qytetarë të shumtë të zonës.
Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të organizatave të dala nga lufta kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol.