Votimet, LSI thirrje KQZ-së
Tiranë - Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur shqetësimin e saj për instalimin e kamerave në qendrat e numërimit të votave, që sipas kësaj partie ky proces po kryhet me ritme shumë të ngadalta. “Eshtë shumë preokupante gjendja e vendeve të numërimit, sepse procesi i instalimit të sistemit të kamerave është shumë i ngadaltë jashtë të gjithë afateve ligjore, duke rrezikuar seriozisht standartin e zgjedhjeve dhe posaçërisht procesin shumë të rëndësishëm të numërimit transparent të votave”-tha Petrit Vasili, sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.
Vasili ka kërkuar nga KQZ që të marrë situatën në dorë, duke aplikuar vendime e qëndrime emergjente për zgjidhjen e procesit të instalimit të kamerave, “si dhe të informojë qartë partitë dhe publikun e gjerë mbi ecurinë e procesit, sepse kjo ka të bëjë me standartet e zgjedhjeve dhe vërtetësinë e tyre”.
Gjithashtu, sekretari i LSI-së, e ka vlerësuar si shumë shqetësuese deklaratat e Ministrit të Brendshëm për rreth 500 000 karta identiteti të patërhequra ende. “Ky fakt është shumë serioz dhe mbi të duhet të hetohet menjëherë nga drejtësia, por edhe nga partitë politike, sepse është paradoksale dhe e dyshimtë, që këta qindra mijëra qytetarë që kanë shpenzuar paratë dhe kohën e tyre, nuk e gjejnë të udhës të tërheqin karta e tyre”-theksoi Vasili.
Në emër të LSI-së, ai i ka kërkuar misionit të posaçëm vëzhgues të OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 28 Qershorit, që të luajë rolin e tij lidhur me këto dy fakte të një rëndësie shumë të madhe për fatin e standarteve të zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri.