E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut kërkon marrëveshje paqësore

Koreja e Veriut ka propozuar kompletimin e një marrëveshje paqësore, me qëllim që brenda këtij viti t’i jepet edhe formalisht fund Luftës së Koresë, duke theksuar sot se marrëdhëniet e përmirësuara me SHBA-në dhe shfuqizimi i sanksioneve janë parakushte për rifillimin e negociatave ndërkombëtare, të cilat kanë për qëllim çarmatimin bërthamor të Phenianit.

Pheniani këtë thirrje e bëri në momentin kur i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Barack Obama, për të drejta të njeriut në Korenë e Veriut, theksoi se çfarëdo përmirësimi i marrëdhënieve varët nga përmirësimi i situatës të së drejtave të njeriut në Veri.

Me anë të një kumtese të lëshuar, Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut theksoi se rifillimi i negociatave gjashtë-palëshe për programin bërthamor të Koresë së Veriut varët nga vendosja e mirëbesimit mes Phenianit dhe Washingtonit dhe kërkoi arritjen e një marrëveshje paqësore, të cilën Pheniani e ka kërkuar që moti.

Para se të rifillojnë bisedat gjashtë-paleshe, Koreja e Veriut dhe SHBA-ja duhet të përmirësojnë marrëdhëniet, me fillimin e negociatave për arritjen e një marrëveshje paqësore, për t’i dhënë fund formalisht Luftës së Koresë, mungesa e së cilës është arsyeja kryesore e marrëdhënieve armiqësore mes dy vendeve, u theksua në kumtesën e Ministrisë së Jashtme.

Lufta e Koresë, e cila zgjati nga viti 1950 deri në vitin 1953, ka përfunduar me marrëveshjen për armëpushim, e jo me një marrëveshje paqësore, gjë që nënkupton se Gadishulli i Koresë teknikisht ende është në luftë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›