E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa kritikon dështimin në luftën kundër ngrohjes globale

Papa Benedicti XVI ka kritikuar atë që e ka cilësuar si dështim të udhëheqësve botërorë, për të arritur pajtimin për një Traktat të ri kundër ndryshimeve klimatike, duke theksuar se paqja në botë varët nga ruajtja e përgjegjshme e krijesës së Zotit.

Benedicti këtë deklaratë e bëri sot, gjatë një fjalimi të mbajtur para ambasadorëve, të akredituar në Vatikan.

Papa kritikoi “rezistencën politike” ndaj hartimit të një traktati të ri, gjatë negociatave që u zhvilluan muajin e kaluar në Kopenhagë dhe shtoi se negociatat në vijim në lidhje me ngrohje globale do të jenë më të frytshme.

Benedict theksoi se kjo çështje ka rëndësi jetike për shtetet ishuj dhe për Afrikën, ku beteja për burime zakonisht rezulton me luftë. Ai bëri thirrje për “ri-kanalizim” të përpjekjeve bujqësore në Afganistan dhe Amerikën Latine, me qëllim që të luftohet tregtia me drogë.

“Për të kultivuar paqen, njeriu duhet të mbrojë krijesën”, nënvizoi Papa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›