E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut rihapet për turistët amerikanë

Ky veprim mund t’i shtojë koreano-veriorëve numrin e turistëve nga kundërshtari më i fortë politik.

''Koreja e Veriut, që ka kufizuar mundësinë për turistët amerikanë që të vizitojnë vendin në një kohë që përkonte me lojërat e mëdha që zakonisht zhvillohen nga gushti deri në tetor, do të vendosë një ndryshim këtë vit'', deklaroi sot ''Koryo Tours'', operator i madh turistik me bazë në Kinë që organizon vizita në vendin e izoluar.

Koreja e Veriut ka humbur dhjetëra miliona dollarë përfitime që vinin çdo vit nga turizmi, për shkak të grindjeve politike me Korenë e Jugut dhe për programin e armëve bërthamore.

Lideri koreanoverior i kërkoi grupit financiar koreanojugor ''Hyundai Group'' të rifillojë udhëtimet turistike që organizonte më parë në një resort turistik malor dhe në një qytet kufitar në Korenë e Veriut, por, Seuli nuk ka dhënë miratimin e tij për rifillimin e operimeve turistike.
                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›