Kryqi i Kuq: Në Haiti mbizotëron kaosi, mijëra të vdekur
Qytetet më të prekura janë Port-au-Prince, Carrefour dhe Jacmel, ku janë shembur banesa, ndërtesa qeveritare dhe spitale.
Rreth 2.2 milion persona janë prekur nga katër lëkundjet e tërmetit që e goditi vendin pak para mesnate, duke mbetur në qiell të hapur.
Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka dërguar një skuadër vlerësimi në terren, dhe 1.7 milion euro janë akorduar menjëherë për plotësuar nevojat emergjente.
Të 186 Shoqëritë e Kryqit të Kuq dhe ato të Gjysmëhënës së Kuqe kanë shpallur gjendjen e gatishmërisë për organizimin e një linje konstante ajrore për dërgimin e medikamenteve, ushqimeve, mbulesave dhe tendave.