E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Max Payne" mbërrin në Millenium

Një aksion-triller "neo noir"që tenton të realizojë një lidhje ekstreme mes reales dhe ireales, i mbushur me mister, emocione dhe imazhe mbinatyrore mbërrin në ekranin e kinema Millennium në Tiranë, më datë 5 mars."Max Payne" tregon për një polic rebel në kërkim të hakmarrjes. Udhëtimi i Max ka një qëllim të qartë, të gjejë përgjegjësit e vrasjes brutale të familjes së tij, por edhe të një kolegu. Nuk ka rëndësi nëse kjo do ta bëjë të përdorë çdo mënyrë e mjet dhe as të ndeshet me qenie të mbinatyrshme. Duke marrë formën e një personazhi që nuk ka çfarë të humbasë dhe që nuk ndjek rregullat, Max , do të jetë viktima e një tradhtie të pamenduar. Ai do të ndeshet me forca të fuqishme që janë duke fshehur të vërtetën tronditëse që duan ta varrosin përgjithmonë. Idea e këtij antiheroi të etur për hakmarrje, koreografitë elegante dhe skenat aksion me sloë-motion të bëjnë të mendosh menjëherë për natyrën kinematografike të ngjarjes, një prodhim me ndikime nga filmi i zi. Pasi gruaja dhe vajza e tij e sapolindur ekzekutohen nga një grup kriminelësh, të varur nga një drogë e re e quajtur Valkyr, agjenti njujorkez i policisë, Max Payne betohet se do të hakmerret patjetër kundër shpërndarësve dhe prodhuesëve të drogës. Vendos që të marrë pjesë në Drug Enforcement Agency, dhe fillon një mision për të identifikuar bosin e familjes mafioze që kontrollon trafikun e Valkyr. Por gjatë misionit ai akuzohet pa të drejtë për vrasjen e kolegut të tij duke u gjendur kështu mes dy zjarresh, mafies dhe policisë.
Në film Max Payne është interpretuar nga kandidati për Oscar, Mark Wahlberg, që ka punuar me Mila Kunis (Mona Sax, një vrasëse mafioze dhe e bukur), me Olga Kurylenko (vajza Bond ne "Quantum of Solace", të shfaqur para disa muajsh ne Millennium, ndërsa këtu luan Natashën, motrën e vogël të Monës), me Chris "Ludacris" Bridges (detektivin e punëve të brendshme Jim Bravura) si dhe Beau Bridges.
"Ma Payne" vjen nën regjinë e John Moore me skenar të Beau Thorne dhe në një miks gjinish filmi ku ndërthuret aksioni, krimi, drama dhe triller vijnë aktorët Mark Wahlberg, Mila Kunis, Chris O'Donnell, Beau Bridges, Olga Kurylenko, Donal Logue. Premiera e filmit Max Payne do të jetë në datën 5 Mars vetëm në kinëma Millenium.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›