E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja kërcënon se do të vazhdojë provat bërthamore

Moskë - Koreja e Veriut është e vendosur të kryejë prova të tjera bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk heqin dorë nga përpjekjet kundër Phenianit. Ky lajm bëhet i ditur nga agjencia ruse “Itar-Tass”, e cila citon një burim të paidentifikuar të ambasadës së Koresë Veriore në Moskë.

“Itar-Tass”, duke cituar burimin diplomatik, njofton se Koreja do të vazhdojë provat e saj, nëse ndërkombëtarët do të vazhdojnë politikën e presionit kundër saj. Ndërkohë, njoftohet se sot do të zhvillohet një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidencën e radhës së të cilit e mban Rusia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›