E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kohler rizgjidhet president i RFGJ

Presidenti gjerman Horst Kohler do të jetë edhe për pesë vitet e ardhshme president i RFGJ-së. Nga 1.223 delegatët nga federata 613 votuan që në raundin e parë për Horst Kohlerin. Sfiduesja e tij socialdemokrate, Gesine Schëan, nuk pati asnjë shans. Kohler, i cili një ditë më parë bëri një bilanc krenar për 60-vjetorin e Kushtetutës së RFGJ-së, konsiderohej si favorit, sepse Bashkimi Kristiandemokrat-Kristiansocial, liberalët dhe grupimi "Zgjedhësit e Lirë" kanë një shumicë absolute të ngushtë në të ashtuquajturën "asamble federale". Schëan mbështetej prej Partisë Socialdemokrate dhe të Gjelbërve. Përpara  votimit për zgjedhjen e presidentit politikanë të të gjitha partive, përfshirë presidentin Kohler dhe kandidaten Schëan, u mblodhën në një shërbesë të shkurtër ekumenike në katedralen Shën Hedëigs. Kancelarja gjermane Angela Merkel u shprej mjaft e gëzuar në lidhje me rizgjedhjen e Horst Këhlerit (Kohler) si president i ri i Gjermanisë. "Ne mendojmë se ai është presidenti, që i duhet Gjermanisë në një situatë të tillë krize", theksoi Merkel. Sipas saj Këhler gëzon besimin e madh të gjermanëve. Sipas saj, ai jep impulse për mos humbje kohe duke u marrë me gjëra të vogla dhe nuk e ka aspak të vështirë që të qëndrojë mbi partitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›