Koreografi kosovar: Kemi ndjesi të veçantë për Vlorën
VLORË- Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Rexhep Mitrovica”, i Mitrovicës është një nga grupet pjesëmarrëse në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar “Aulona International Folk Festival”, që po zhvillohet në qytetin e Vlorës.
Udhëheqësi artistik dhe koreografi i këtij grupi Haki Shkreli, sjell emocionet e veçanta për praninë e grupit në këtë qytet, por edhe për dimensionet e folklorit të zonës së tij. Shkreli shprehet se këngët dhe vallet janë tradicionele të zonës së Mitrovicës, dhe karakteristikat e kësaj treve malore reflektohen edhe në disa karakteristika të kultivimit të këngës dhe valles popullore.
"Ansambli kultivon këngën, vallen, zakonet e mirëfillta të kombit shqiptar. Si çdo vend që ka karakteristikat e veta edhe këtu gjenden ato shqiptare. Pikërisht për këtë kemi sjellë disa pika të tilla referimi këngësh, vallesh të trevës sonë”, tha Shkreli.
Sipas tij, veshjet janë shumë llojesh, me një larmi të jashtëzakonshme të ngjyrave të ndryshme dhe ajo që është për t’u dalluar, është se ato janë origjinale. "Janë ruajtur për qindra vite. Ka kostume mbi 100 vjeçare”, thekson Shkreli.
Ai shprehet se Ansambli ka një numër shumë të madh pjesëmarrësish, por në Vlorë po prezantohemi vetëm me 30 prej tyre. Në konkurim janë vetëm disa çifte vallëtarësh dhe 5-6 muzikantë.
Për Haki Shkrelin Vlora ofron një ndjesi të veçantë. "Ne kemi një ndjesi të veçantë për Vlorën, pasi së bashku me Mitrovicën është qyteti i Isa Boletinit, Ismail Qemalit, që ngriti flamurin këtu, ndaj gjithmonë flasim me emocion për Vlorën”, tha Shkreli.
(e.m/ata/BalkanWeb)