E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slloveni: Humb kontrollin autobusi plagosen 15 fëmijë

SLLOVENI: Një autobus me fëmijë që udhëtonte nga Gjermania, ka humbur kontrollin në mes të aksit rrugor, Kranj - Lubjanë, ku mbetën të plagosur 15 fëmijë, prej të cilëve tre janë lënduar rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase. Fëmijët e lënduar janë dërguar në qendrën klinike të Lubjanës, ndërsa pjesa tjetër është dërguar në një hotel në Kranj.

Fëmijët janë të moshave 14 dhe 15 vjeç. Shoferi ka mbetur i bllokuar në autobus. Ndërkohë që nxjerrjen e tij nga llamarinat e shtypura të autobuzit, e kanë bërë zjarrëfikësit.

Autobusi i mbushur plotë me fëmijë gjermanë, ishte duke udhëtuar drejt Kroacisë. Policia e Kranjit thotë se ende është e panjohur arsyeja që çoi deri të rrokullisja e autobusit.

(e.m/rel/BlakanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›