E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreografia e Barcelonës për El Clasico

Barcelona shpalli koreografinë e saj për El Clasicon e La Ligës. Klubi katalan bëri të ditur në faqen e tij të internetit pamjen që do të marrë Camp Nou për ndeshjen e së dielës me Realin e Madridit.

Vendasit do të shpërndajnë 98 mijë flamuj për tifozët, të cilët do të valëviten në momentin kur skuadrat do të hyjnë në fushë, duke formuar një koreografi verdhekuq, që janë dhe ngjyrat simbol të Katalunjës.

Ndërsa në tribunën qendrore do të lexohet mbishkrimi Barca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›