Berisha, 50 mijë tifozë e vënë në shënjestër
TIRANE-Pasi e ka parë 50 herë përsëritjen, portieri i Perth Glory në Australi, Dani Vukoviç, është ende i pasigurt nëse ndërhyrja ndaj Besart Berishës në muajin prill ishte penallti apo jo.
Sulmuesi kosovar u rrëzua në zonë pas një momenti tejet të dyshimtë dhe gjyqtari dha 11-metërshin që vendosi kampionatin për Brisbane Roar. Të dielën, Berisha do të jetë sërish në “Patersons Stadium”, ku tifozët duket se i kanë përgatitur një “mirëseardhje” të veçantë.
“Nuk mendoj se simuloi, por fakti që ai festoi pasi mori penalltinë, nuk është diçka e këndshme për t’u parë, - tha portieri Vukoviç. – Të dielën do t’i duhet të luajë me policë nga turma, por kjo është e pritshme. Mendoj se është aq lojtar i mirë sa për ta pranuar”, shtoi portieri. Në të vërtetë, rrëzimi i Berishës nuk kishte shumë lidhje me faullin, por ai mjaftoi që Brisbane Roar të fitonte 2-1 dhe më pas të shpallej kampione. Në stadium pritet të jenë 50 mijë vetë dhe Berisha është “preja” e tyre.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)