Alegri: Zeniti, më i rëndësishëm se derbi
ITALI- Nuk duhet menduar për derbin. Masimiliano Alegri kërkon qetësi te skuadra e tij në prag të ndeshjes së sotme ndaj Zenitit të Shën Pjetërburgut, e vlefshme për grupin C të Ligës së Kampioneve.
“Ka më shumë rëndësi ndeshja me Zenitin se derbi, - deklaroi Alegri. – Favoritet për të kaluar grupin jemi ne dhe Zeniti. Mendoj se është gjithçka e ekuilibruar dhe do të zgjidhet në ndeshjen e fundit. Duhet të përballemi me një skuadër të ndërtuar për të fituar kampionatin, por objektivi ynë është të dalim me 3 pikë nga Rusia”, shtoi trajneri i Milanit. Alegri mendon vetëm për të tashmen dhe nuk shqetësohet për zërat në lidhje me të ardhmen e tij edhe pse çdo ndeshje për të tashmë është një provë.
“Tashmë nuk më japin më as ftohtë e as ngrohtë këto situata. Mua më intereson vetëm që skuadra të luajë mirë, duhet të tregojmë qetësi dhe të eliminojmë shpërqendrimet, pasi kemi pësuar shumë gola nga goditjet standarte”, shpjegoi Alegri. Në krahun tjetër, trajneri i Zenitit Luçiano Spaleti ka qenë i qartë: “Kundër Milanit është ndeshja e vitit për ne. Pas humbjes ndaj Malagas, nëse nuk arrijmë të bëjmë mirë në ndeshjet e mbetura, ecuria jonë në Champions League do të komplikohet shumë. Gjëja më e rëndësishme për mua dhe për futbollistët e mi në këto momente është të rifitojmë besimin, pasi e kemi humbur pak. Nëse luajmë mirë, ne mund të mposhtim këdo. Ashtu si ne, Milani nuk po kalon një moment të mirë, por besoj se ata mund ta përdorin këtë ndeshje për t’u rikthyer në normalitet. Rezultati do të jetë fondamental”, u shpreh trajneri italian i Zenitit.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)