Ramos-Murinjo, te Reali ka një betejë të hapur
SPANJE- Ndërsa Reali i Madridit insiston se nuk ka një çështje “Ramos-Murinjo”, faktet duket se tregojnë të kundërtën. Gjithçka është zbuluar ditën e djeshme nga e përditshmja “Marca”, e cila ka nxjerrë në faqen e parë foton e mbrojtësit madrilen në ndeshjen ndaj Deportivo La Korunjës, ku tregohej se ai mbante veshur edhe fanelën e Mesut Ozil poshtë asaj të tijës. “Marca” e ka komentuar si një solidarizim të Serxhio Ramos me mesfushorin gjerman, i cili në pushimin e ndeshjes u zëvendësua.
Mbrojtësi nuk e ka pëlqyer këtë dhe i ka marrë Ozilit fanelën. Ideja ka qenë për t’i dedikuar një gol në rast se shënonte. E gjitha duket dëshmi e një raporti në krizë të thellë. Murinjo e Serxhio Ramos u përplasën edhe në sezonin e shkuar, por edhe në startin e këtij aktual, kur portugezi kritikoi ashpër lojën e skuadrës në humbjet ndaj Getafes dhe Seviljes. Serxhio i shprehur hapur mendimet e tij kundër trajnerit, i cili më pas e la jashtë në ndeshjen delikate ndaj Mançester Sitit. Murinjos i shkoi mirë, pasi mori një fitore 3-2 “in-extremis”, ndërsa Ramos më pas u rikthye titullar.
Të dielën, ndaj Deportivos, ai luajti në krah të djathtë, ku nuk luante prej gati një viti. “Unë luaj ku më thonë, por nëse më duhet të zgjedh, preferoj qendrën e mbrojtjes”, tha ai pas sfidës së fituar 5-1. Në lidhje me polemikat, mbrojtësi spanjoll e tha prerë: “Unë nuk bëj numra, por vdes me idetë e mia. Nuk e kuptoj pse duhet të ndryshoj”. Dhe idetë e tij duken të ndryshme nga të Murinjos. Edhe Mesut Ozil, i vënë nën presion pas blerjes së Modriç dhe i akuzuar se nuk është profesionist nga Murinjo, u mbrojt pikërisht nga Serxhio Ramos. Ky i fundit, pasi ka lexuar komentet e shtypit ka dashur t’i hedhë “ujë” zjarrit, duke minimizuar polemikat me trajnerin e tij. “Dua të saktësoj disa gjëra, përpara se të shkruhen gënjeshtra. Mesut për mua është një mik i madh dhe i kisha thënë para disa kohësh se do t’ia dedikoja atij golin e parë sezonal. Kështu, kur ai u zëvendësua, vesha fanelën e tij, duke shpresuar se me Deportivon do të ishte ndeshja e duhur për të shënuar. Asgjë më shumë. Sa i përket Murinjos, raporti im me të është i mirë, i ndershëm dhe i qartë. I respektoj vendimet e tij dhe për mua mbetet trajneri më i mirë Hala Madrid!”, shkruajti Serxhio Ramos në Twitter.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)