Një histori familjare
Ne mars 1914, plot 96 vjet me pare, ne Durres, arriti Willhelm zu Wied, i njohur ndryshe si Princi Weid, sovrani i ri evropian i Shqiperise, emëruar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha. Me gjak mbretëror, lidhje të forta familjare me 4-5 kurora mbretërore evropiane, me karrierë të shkëlqyer ushtarake, me besim fetar protestant dhe me energji e plane të mëdha për vendin e shqiponjave, në momentin e duhur, Wied ishte njeriu ideal për shtetin e ri shqiptar. Fati i tij i keq dhe njëherësh edhe fati ynë i keq ishte se Wied ishte njeriu i duhur në një kohë të gabuar, në vend të gabuar, me bashkëpunëtor e mbështetje të gabuar. Ata që e zgjodhën shumë shpejt i kthyen krahët, Lufta e Parë Botërore u vuri aleatët kundër njeri tjetrit, shqiptari Esat që në krye të delegacionit tonë i ofroi kurorën ndërroi mendje dhe tentoi ta eliminonte, brenda vendit partizanët anarkistë pro otomanë nisën revoltën fetare dhe në shtator, pas vetëm gjashtë muaj qëndrim, princi evropian i Shqipërisë u detyrua të largohej.
Në listën e gjatë të krerëve të shtetit në Shqipëri që nga periudha e pavarësisë, Wied bën një përjashtim të madh. Ai qëndroi në fron vetëm 6 muaj, por ligjërisht vijoi të ishte Princ i Shqipërisë gjatë gjithë viteve 1914-1925. Ai nuk ishte diktator dhe as hakmarrës, as dinak dhe as kukull; ai ishte ashtu siç nuk ishin shumica e atyre që e pasuan, një njeri normal, që besoi në fjalën e dhënë, në Shqipërinë oksidentale, në politikën e moralshme, të besueshme dhe të hapur. Ai mori një kurorë mbretërore jo për të festuar dhe jetuar si princ, por për të ndryshuar gjithçka kishte në principatën e tij; ai luftoi shumë për kufijtë, për rendin, për vendosjen e ligjit, për lidhje të forta midis Shqipërisë e perëndimit dhe në fund, luftoi shumë për rritjen e prestigjit ndërkombëtar të shtetit të ri.
Sot Princ Wied nuk përmendet më në Shqipëri. Tiranës zyrtare dhe Tiranës publike nuk i intereson më princ gjerman dhe principata evropiane e Shqipërisë, dhe simbolikisht, shteti e shoqëria janë përpjekur të zhdukin gjithçka që lidhet me të. Selia e princ Wied në Durrës është prishur me leje të Bashkisë dhe në vend të saj është ndërtuar një pallat shumëkatësh. Stema e tij qeverisëse, nuk gjendet në muzeun kombëtar. Dekretet e tij, nuk botohen në asnjë libër, apo botim zyrtar të institucioneve akademike e arkivore dhe se fotografia e tij me kujdes është zhdukur nga mundësia e shikimit nga publiku në ekspozita e arkiva. Sot askush nuk kujtohet për faktin se djali i Wied, princit legjitim të Shqipërisë në vitet 1914-1925 mban emrin e heroit tonë kombëtar dhe se fatet e familjes Wied ishin sa tragjike aq edhe fatkeqe sa e vetë Shqipërisë së post viteve ‘45.
Deri vonë ne patëm një shkollë në Tiranë që mbante emrin e Haxhi Qamilit, rebelit injorant e fodull që u bë i njohur kur mori armët kundër Princ Wied. Ne kemi emra rrugësh, shkollash dhe sheshesh që nderojnë figura periferike gati të panjohura në historinë tonë, që nga krerë fisesh, komunistë atentatorë, partizanëve të thjeshtë, pinjollë familjesh të mëdha e deri emra të revolucionarëve francezë apo të lëvizjeve proletare në botë. Ne kemi emra rrugësh e sheshesh me emrat e politikanëve shqiptarë në vite, ata që ishin në pushtet dhe ata që u vranë prej tyre; ata që bënë atentate politike dhe ata që paguan atentate kundër tyre; ata që luftuan për çlirimin e vendit dhe ata që ishin në anën tjetër; ata që krijuan shtetin shqiptar dhe ata që e shndërruan këtë shtet në pronë të tyre private; ata që krijuan shtet e ligje moderne dhe ata që sunduan me burgje e kampe internimi. Ne vijojmë të kemi të nderuar me dekoratat më të larta diktatorin Hoxha, me tituj të lartë nderi liderit komunist Hrushov, Dimitrov e Tito, ish kryeministrat e Malajzisë apo të Vietnamit. Ne kemi nderuar me bust e sheshe edhe kolonel Tomson, vartësin kryesor të Princ Wied, siç kemi nderuar ministra e kryeministra, presidentë e mbretër që gjatë një shekulli kanë ardhur në Tiranë herë si pushtues, herë si mbështetës, herë si aleatë, herë si turistë. Por në morinë e këtyre nderimeve jo vetëm formale, dje dhe sot, as shteti, as pushteti vendor, as institucionet e tjera përgjegjëse akademike e memoriale nuk kanë treguar asnjë shenjë mirënjohje e respekti për gjermanin 37 vjeçar, i cili më 1914 ishte Mbret i Shqipërisë.
Ka disa shpjegime për këto paradokse. E para, sepse çdo regjim më pas u kujdes më shumë për mitin e udhëheqësit të radhës. Republika e vitit 1925, i dha fund edhe zyrtarisht trashëgimisë Wied, kurse monarkia zëvendësoi gjithçka që lidhej me të. Në diktatorë, Wied nuk mund të nderohej, sepse ishte antipodi i modelit politik të diktatorit. Seleksionimit biografik iu shtua kriteri ideologjik marksist dhe Wied, ashtu si Fishta, Konica, Zog e të tjerët emra të shquar të viteve 20, nuk mund të ishin asgjë më shumë se armiqtë e sistemit dhe standardeve komuniste.
Një shpjegim krejt më i ndryshëm vijon në periudhën e demokracisë. Një sistem i ri politik, paradoksalisht, i ndërtuar dhe i udhëhequr nga mentalitete dhe sjellje të njëjta me periudhën komuniste. Demokracia nuk rrëzoi mitet e komunizmit, ajo i ruajti ato, i ushqeu dhe vijoi ti paraqesë si modelet e të sotmes e të nesërmes. Historigrafia e jonë e shkruar nga të njëjtit autorë në dy sistemet, vetëm sa retushoi shprehjet, por ruajti të paprekura modelet, mitet, kriteret e vlerësimit dhe të gjykimit.
I vetmi përjashtim është përpjekja paralele e një historie të re politike, të bazuar në refuzimin kategorik të së vjetrës dhe krijimin e miteve të reja, skematikisht, të njëjta me mitet e mëparshme. Kështu, një numër i madh studimesh, librash dhe botimesh u përpoqën të nxjerrin në pah meritat e veçanta të shumë prej emrave të censuruar nga regjimit komunist. Ky zhvillim në dukje pozitiv ishte kundërproduktiv, pasi rishikimi, rivlerësimi dhe rehabilitimi u bë po ashtu bazuar në kriteret ideologjike dhe mitet pozitive. Ai që dje konsiderohej armik e tradhtar sot konsiderohet hero dhe nder i kombit. Në jetën reale të një populli rrallë ndodh një kalim i tillë në kontrast të thellë, aq më tepër që në jetën shumëplanëshe të personaliteteve tona politike historike nuk është e vështirë që njëherësh të gjenden pika të dobëta e të forta. Regjimet refuzuan njeriun si qenie njerëzore dhe nxorën në pah vetëm pikat e dobëta ose të forta, asnjëherë të dyja bashkë.
Ky lloj rivlerësimi historik i post viteve 90, u bazua në dy elementë: në kujtimet personale e familjare dhe në përshkrimin publicitar të ngjarjeve. Munguan kritika, dokumentet, burimet shqiptare e të huaja arkivore, dhe mbi gjithçka, mungoi kurajo për të thënë të vërtetën, sado e trishtë, komplekse apo pozitive qoftë ajo. Në një vend ku nipat e mbesat porosisin, shkruajnë apo botojnë biografitë politike të prindërve apo gjyshërve të tyre, nuk mund të flitet për proces shkencor rivlerësimi apo rehabilitimi. Për pasojë historinë e diktatorit Hoxha vijon ta shkruajë bashkëshortja e tij, historinë e periudhës komuniste viktimat politike, ose vetë pinjollët e tyre të rinj, historinë e byrosë politike ata ish zëdhënësit e tyre, historinë e monarkisë shqiptare kujtimet e ajdutantëve ose nipërit e tyre, historinë e luftës së dytë botërore mbesat dhe nipat e atyre që u ndodhën përballë në një luftë të pajustifikuar civile brenda vetë shqiptarëve.
Kur kritikon Zogun, Hoxhën, Alinë, Berishën, Nanon, Ramën e këdo tjetër duhet të mendohesh mirë, sepse secili ka njëherësh kundërshtarë dhe adhurues të shumtë, ka fis, ka pinjollë familjarë, parti e media. Mund të kritikosh Skënderbeun e Nënë Terezën, kurse këta jo. Sepse të gjithë pasuesit investohen të mbrojnë historinë familjare, të mbajnë në këmbë mite të vjetra e të krijojnë mite të reja. Kurse Wilhelm Wied mund ta kritikosh dhe ta fyesh pa merak, siç edhe ka ndodhur. Sepse Princ Wied nuk jeton më. Ai nuk ka mbesa dhe as nip në Shqipëri. Ai nuk ka parti politike dhe as shoqatë. Dhe në Shqipërinë e sotme, mjaftojnë këto tri fjali për të kuptuar përse shteti e shoqëria shqiptare janë kaq shumë mosmirënjohëse me të, përse askush nuk e kujton, askush nuk e nderon, askush nuk e studion dhe askush nuk pranon faktin jo pak krenar se njëherë e një kohë Shqipëria kishte një princ, një princ të vërtetë evropian. Mbi të gjitha mjaftojnë këto tri standarde vlerësimi për të kuptuar se historia jonë mund të jetë histori militante, ideologjike apo familjare, por ende ajo nuk është, nuk sillet dhe nuk ka të drejtë morale e profesionale te na imponohet siç do të duhej të ndodhe, si histori e Shqipërisë reale.
(gsh/balkanweb)