Tiranë, breshëri armësh te “Vasil Shanto”, vdes 36-vjecari
TIRANË- Vdes në spital i riu i plagosur pranë shkollës “Vasil Shanto”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, ku një i ri që u identifikua më vonë me emrin Spartak Canaj 36- vjec nga Yzberishti u plagos rëndë.
Edhe pse është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, i riu nuk ka mundur ti rezistojë katër plumbave të marrë.
Në momentin kur është qëlluar 36- vjecari ishte duke folur me telefon, dhe ndodhej në makinën e tij.
"Mësohet se viktima është goditur katër herë me pistoletë, ndërkohë që autori ka qënë duke lëvizur në këmbë"- thonë burimet nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, që flasin për një sherr mes të rinjsh. Por asgjë nuk është qartësuar ende, asgjë nuk thuhet edhe për autorin.
(m.a/BalkanWeb)