E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia në zi

Në Rusi sot është ditë zie në shenjë respekti ndaj viktimave të sulmeve të djeshme terroriste.

Sipas të dhënave të fundit, si pasojë e sulmeve në stacionet e metrosë në Lubjanka dhe Parkun e Kulturës kanë vdekur të paktën 39 dhe janë plagosur mbi 60 persona.

Autoritetet ruse tani po kërkojnë dy gra dhe një burrë, të cilët i kanë shoqëruar atentatorët kamikaz deri sa janë futur në metro.

Autoritetet supozojnë se pas këtyre sulmeve qëndrojnë kryengritësit islamistë nga Veriu i Kaukazit.

Presidenti i Rusisë Dmitri Medvedev paralajmëroi një luftë të paepur kundër terrorizmit. „Ne do të vazhdojnë pa hezituar fare deri në fund operacionet kundër terrorizmit. Këto duhet të jenë edhe udhëzime për autoritetet e mbrojtjes nga katastrofat dhe organet e sigurisë, pa asnjë pikë dyshimi dhe deri në fund", theksoi Medvedev.

Autoritetet besojnë se sulmet me bomba u kryen nga rebelë nga rajoni i Kaukazit të Veriut.

Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, bëri thirrje për një bashkëpunim mund të ngushtë rajonal për të luftuar atë që ai quan rrjet global terrorist.

Ai këtë deklaratë e bëri në samitin e grupit G8-s në Kanada.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u bëri jehonë komenteve të tij duke thënë se bota është duke u përballur me një armik të përbashkët.

Kryeministri rus Putin që ndërpreu një udhëtim në Siberi për t'u kthyer në Moskë, tha se do të bëhet çdo gjë për të gjetur dhe ndëshkuar kriminelët që janë përgjegjës.

Ai foli të hënën edhe për masa të reja të sigurisë:

"Na duhet të diskutojmë masa shtesë të sigurisë në infrastrukturën e transportit në veçanti. Masat shtesë po merren tani për të siguruar rrjetin e hekurudhave."
"Ngjarjet (e sotme) tregojnë se ne jo vetëm duhet të vazhdojmë këtë punë, por ta bëjmë më intensive. Kjo mund të kërkojë edhe ndryshime ne legjislacion," tha kryeministri rus.

Shpërthimet ndodhën në orën e pikut në mëngjes, ndërsa njerëzit ishin duke shkuar në punë.

Prokurorët thonë se hetimet e sapofilluara tregojnë se të dyja sulmet janë kryer nga persona vetëvrasës, që kanë qenë gra.

Shpërthimi i parë ndodhi në stacionin qendror Lubyanka, ku më shumë se njëzet vetë thuhet të kenë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Më pak se një orë më vonë ndodhi një tjetër shpërthim, kësaj radhe në stacionin Park Kultury, edhe më në qendër të Moskës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›