Korfuz, kapet skafi me 2 shqiptarë, dyshohet se transportonte drogë
KORFUZ - Një skaf i shpejtë që dyshohet se transportonte lëndë narkotike u bllokua sot nga policia kufitare greke, ndërsa dy shqiptarë u ndaluan, njoftoi policia e Sarandës.
“Skafi u diktua në radarët e Kanalit të Korfuzit, ndërsa policia kufitare shqiptaro-greke nisi ndjekjen për të ndaluar mjetin lundrues”,- thuhet në komunikatën e policisë lokale. Policia saktësoi se janë dashur dhjetë orë ndjekje për të ndaluar skafin.
“Emrat e dy skafistëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi, ndërkohë qe ata janë shoqëruar për në policinë e Igumenicës (Greqi)”, specifikon policia, sipas të cilës, dy skafistët nuk kishin asnjë dokumentacion me vete.
Policia vazhdon kërkimet pasi dyshohet se shqiptarët kanë hedhur një sasi të madhe lënde narkotike në det.
(er.nu/BalkanWeb)