“Raporti tendencioz manipulon shifrat”
26/03/2012 Këshilli i Prokurorisë: Gjuha e raportit tregon sensin negativ
Minsitri Eduard Halimi: Ina Rama pranoi shkeljet në inspektim
Pas përplasjeve të njëpasnjëshme, drejtësi-prokurori, reagimi i radhës vjen nga Këshillit i Prokurorisë, që e cilëson raportin e Ministrisë së Drejtësisë si jashtë konteksit dhe që ka manipuluar shifrat, duke përdorur ato të vitit të kaluar. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministrit Halimi, që ashtu si në përgjigjen e parë të Shoqatës së Prokurorsë, nuk vonoi gjatë. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi bën një pasqyrë të gjatë të raportit dhe pasi shpjegon punën e Prokurorisë shprehet se këto reagime bien ndesh jo vetëm me situatën e fakteve, por edhe me besimin publik tek organi i ndjekjes penale.
Këshilli i Prokurorisë
Në njoftimin për shtyp këshilli vërën menjëherë disa të meta në procedurat e inspektimeve të Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkaq, përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë, Evgjeni Sinoimeri, pavarësish se ishte e pranishme, nuk u përfshi në debat. “Raporti nga pikëpamja formale i është përmbajtur përcaktimeve ligjore, por në përmbajtje, në tërësinë e tij, ka devijuar nga konteksti, duke i dhënë një natyrë tendecioze ndaj Prokurorisë”,- thuhet në njoftim. Ndërkaq, sipas këshillit, një nga arsyet është se Ministria e Drejtësisë ka përgjithësuar faktet duke i ngritur deri në rangun e rekomandimeve, vetëm duke u mbështetur në kontrollin e 121 procedimeve penale të shkallës së parë dhe 532 procedimeve të apelit. Sipas këshillit, raporti është i pjesshëm dhe janë përdorur të dhënat statistikore të Prokurorisë së Përgjitshme për vitin 2011 e madje janë manipuluar duke paraqitur shifra ndryshe nga çfarë janë në realitet. “Kanë dhënë konkluzione për ligjshmërinë e vendimeve të mosfillimit, vendimeve të pushimit, etj duke dalë jashtë kontekstit të nenit 56, pasi për ligjshmërinë e vendimmarrjes së prokurorëve vendosin gjykatat ose prokurori më i lartë”,-thuhet në njoftim. Tjetër shqetësim i prokurorëve është se raporti është shprehur për procedimet pasurore, ndryshe ligji “Antimafia”, çka këshilli e sheh se “kurrësesi nuk mund të gjykohen dhe vlerësohen nga MD, dukshëm jashtë frymës së nenit 56 të Ligjit për Prokurorinë”. Sakaq, këshilli thotë se për sa i takon politikës së dënimit, MD ja faturon Prokurorisë, ku në fakt nuk është Prokuroria që bën politikën e dënimit, por gjykatat me vendimet e tyre. Në fund reagimi zyrtar i prokurorëve mbyllet me fjalët “Gjuha dhe terminologjia e përdorur në këtë raport si..sulmon drejtpërdrejtë dhe në mënyrë më agresive sigurinë publike të qytetarëve...minon besimin publik...drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar...etj, e kordinuar me manipulim të shifrave, tregojnë qartë mosprofesionalizmin, tendencën në sensin negativ të shfaqur duke devijuar nga fryma e ligjit”.
Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë
Në deklaratën e firmosur nga ministri Eduart Halimi, thuhet se “Hartimi i raportit vjetor të ministrit të Drejtësisë drejtuar Kuvendit përmban fakte të verifikuara përgjatë inspektimeve në terren përgjatë një viti, e dokumentuar me një set aktesh të tërhequra me fotokopje. Nga ana tjetër, Prokurori i Përgjithshëm, ndonëse në shumicën e inspektimeve të kryera, nuk ka kthyer përgjigje, në ato pak raste që ka reaguar ka pranuar shprehimisht se shkeljet e verifikuara gjatë inspektimit ekzistojnë. Deklaratat e Prokurorisë përmban paraqitje statistikore të procedimeve, por analiza e tyre është e deformuar”.
Raporti i MD
Në raportin e MD thuhej se “Nga 653 procedime që janë kontrolluar u konstatuan shkelje ligjore në 49 procedime, shkelje që i atribuohen 59 prokurorëve. Kontrollet janë bërë 121 në prokuroritë e shkallës së parë dhe 532 në apeli, nga viti 2005 deri në 2011. Nëpërmjet 16 kontrolleve është inspektuar veprimtaria e 12 prokurorive të shkallës së parë dhe shkallës së dytë ose apelit në Dibër, Elbasan, Korçë, Kukës, Kurbin, Pogradec, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Prokuroria e Krimeve të Rënda, apelet në Tiranë e Durrës”.
Qëndrimet në media
Në reagimin e djeshëm të MD thuhet se “Qëndrimi i Prokurorisë në media anashkalon rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore që duhet të udhëheqë prokurorin në veprimtarinë e tij hetimore, duke i përcaktuar shkeljet e konstatuara si shkelje formale që nuk cenojnë cilësinë e hetimeve. Prokuroria anashkalon faktin se kategoria e shkeljeve të përmendura në raport cenon të drejtën kushtetuese të individëve për një proces të rregullt ligjor dhe minon besimin publik tek efektiviteti i ndjekjes penale”.
Shoqata e Prokurorëve
Më 19 mars Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shprehu shqetësimin për ato që i cilëson sulme të vazhdueshme të Ministrisë së Drejtësisë kundër trupës së prokurorëve. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp shoqata përgënjështroi e hodhi poshtë si të pavërteta konkluzionet e raportit të Ministrisë së Drejtësisë, duke theksuar se Ministria e Drejtësisë në ushtrimin e kontrolleve të kryera në Prokurori ka shkelur hapur parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve e del ashtë objektit të kontrollit.