E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korpusi i vullnetarëve, simpozium në Fier

"Bëhu dhe ti nismëtar për mbrojtjen e ambientit. Jep dhe ti shembullin tënd me nismën tënde vullnetare". Ky ka qenë qëllimi i një simpoziumi organizuar nga Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, drejtuar nga gazetari Mentor Kikia. Salla e teatrit "Bylis" ka mbledhur dje në mesditë përfaqësues të pushtetit vendor dhe drejtues institucionesh të Fierit. Mbrojtja e ambientit dhe sensibilizimi për të rritur dhe zgjuar ndërgjegjen qytetare te çdo banor i këtij vendi ishte nimi i një dokumentari me imazhet nga dëmet që janë shkaktuar si pasojë e shfrytëzimit të pasurive natyrore dhe ndotjes së plazheve dhe zonave të tjera turistike. Ku dokumentar ka çelur kështu dhe diskutime mes pjesëmarrësve të këtij simpoziumi. Hapi i parë sipas Kikisë, ka qenë shkëmbimi i mendimeve me intelektualët e Fierit, të cilët nëpërmjet një sensibilizimi më të gjerë do të shpërndajnë mendimin qytetar te gjithë komuniteti fierak dhe jo vetëm. "Në bashkëpunim me mediat lokale do të zhvillohen dhe diskutime në studiot e tyre për të sensibilizuar shoqërinë. Bashkë me organizimet e tubimeve në qytetet të ndryshme do të bëhet edhe organizimi i strukturave të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve", tha drejtuesi i kësaj lëvizjeje qytetare. Sipas tij, rritja e ndërgjegjes qytetare do të bashkohet me trysninë që do t‘u bëhet herë pas here pushtetit lokal apo qendror për të investuar dhe përdorur hapësirat ligjore në ndihmë të pozitivitetit ambiental.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›