Universiteti i Tiranës mbetet pa statut
Universiteti i Tiranës, por edhe institucionet e tjera të arsimit të lartë publik në vendin tonë funksionojnë me rregullore të vjetra, të cilat nuk mbështeten mbi ligjin e ri të arsimit të lartë. Kjo për faktin se universitetet publike nuk kanë ende statute. Është pikërisht ky dokument mbi bazë të të cilit ndërtohet edhe rregullorja e funksionimit të institucionit. Ligji i ri për arsimin e lartë përcakton që: "Statuti i një institucioni publik të arsimit të lartë përmban normat që rregullojnë veprimtarinë e institucionit".
Gjithashtu, ligji saktëson faktin se statuti hartohet dhe ndryshohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij dhe miratohet nga senati akademik i institucionit me dy të tretat e votave të anëtarëve të tij. Më pas, statuti i dërgohet ministrit të Arsimit dhe Shkencës që, brenda dy muajve, kryen kontrollin e ligjshmërisë së tij. Kur konstatohen shkelje të ligjshmërisë, ministri i Arsimit dhe Shkencës ia kthen statutin për ripunim institucionit përkatës të arsimit të lartë. Kur ministri i Arsimit dhe Shkencës nuk ka vërejtje për ligjshmërinë e statutit ose nuk shprehet brenda afatit të përcaktuar, rektori e shpall atë duke e konsideruar të miratuar. Ndryshimet në statut miratohen me të njëjtat procedura.
Miratimi i statutit të universiteteve publike duhej të ishte bërë faktik menjëherë pas zgjedhjeve të rektorëve, dekanëve dhe strukturave të tjera drejtuese të tyre. Por deri tani asnjë statut nuk ka mundur që të kalojë provën e Ministrisë së Arsimit. Përfaqësues të rektoratit të Universitetit të Tiranës konfirmojnë faktin se statuti i dorëzuar prej tyre në Ministrinë e Arsimit për të marrë miratimin dhe për të vijuar me funksionimin normal të punës, është kthyer dy herë rresht. Ndërkohë që sipas tyre, arsyet e kthimit nuk janë aspak të qenësishme, por bëhet fjalë për "kleçka" të vogla. E përgjithësisht pohojnë ata, këto kleçka lidhen me zbatimin e kompetencave, që duket se nuk i pëlqejnë në formën e miratuar prej senatit të universitetit, drejtuesve të ministrisë. Një situatë e tillë, për këta përfaqësues të rektoratit të Tiranës konsiderohet absurde. "Është njëlloj sikur një shtet të funksionojë pa ligje", shprehen ata. Ndërsa citojnë se vazhdojnë të punojnë me rregulloret e vjetra, të cilat nuk mbështeten mbi ligjin e ri të arsimit të lartë. Mungesa e statutit sjell për pasojë edhe moszbatueshmërinë e ligjit të ri. Kështu në këtë ligjin e miratuar pas shumë debateve të nivelit politiko-universitar thuhet se: Institucionet e arsimit të lartë dhe njësitë e tyre përbërëse rregullojnë veprimtarinë e tyre mbështetur në rregulloret e tyre të brendshme, që hartohen nga vetë institucioni në përputhje me këtë ligj dhe statutin e institucionit. Rregulloret miratohen sipas mënyrës së përcaktuar në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
Po ashtu, statuti universitar, merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se në përputhje me ligjin e ri aty duhet të përcaktohen hollësisht organizimi i institucionit, veprimtaritë dhe puna e strukturave përbërëse të tij, e autoriteteve dhe organeve drejtuese, zgjedhja ose përzgjedhja e tyre, nivelet e delegimit të autoritetit nga organet drejtuese e administruese, periudhat e kryerjes së vlerësimit të brendshëm të strukturave ose programeve të studimit, detyrat dhe të drejtat e personelit akademik, joakademik ose të studentëve, si edhe detyra të tjera që rregullojnë veprimtarinë e institucioneve të arsimit të lartë.
Një gjendje e tillë ndonëse cilësohet si e papranueshme nga vetë drejtuesit e universitetit, duket më se normale për ata të Ministrisë së Arsimit, të cilët janë të vendosur që të çojnë deri në fund "kërkesat" e tyre për rishikimin e disa çështjeve në statut, që nuk përputhen me konceptet e tyre.