E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjen dhe Toro Rosso: Do të bëjmë surprizën

Njëzetë ditë para nisjes së Botërorit të Formula 1 në Australi, Toro Rosso është prezantuar me dëshirën e madhe "për të bërë surprizën" për këtë sezon, duke i hequr vellon makinës së tij "STR4", të projektuar nga "Red Bull Technology" dhe të shtyrë nga një motor Ferrari. Makina e re kishte zbritur prej javës tjetër në cirkuitin e Adrias. 39 pikët e fituara sezonin e kaluar, me vendin e shtatë në klasifikimin e konstruktorëve, prezantojnë një bazë të mirë për t‘u rinisur. Pilotët e tyre janë zvicerani Sebastien Buemi e francezi Sebastien Bourdais.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›