Ronaldo, gol e shemb rrjetën mbrojtëse
Pak i shëndoshë, pak i ngathët, por instinktin për të çuar sferën në rrjetë nuk e ka humbur: pas pak më shumë se një viti nga dëmtimi i tij i rëndë, Ronaldo ka gjetur rrugën e rrjetës dhe skuadra që e ka pësuar, është një nga emrat prestigjiozë, Palmeiras. Goditja e saktë me kokë entuziazmon tifozët e Korinthiasit. Fenomeni vrapon të festojë me ta dhe ngjitet pas rrjetës mbrojtëse, që ndan tribunën nga fusha. Por rrjeta ka rënë dhe për fat të mirë. gëzimi i Ronaldos nuk ka shkaktuar dëme.