E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrektimi i sistemit zgjedhor, PD firmos draftin e partive të vogla

TIRANË- Partia Demokratike ka firmosur sot draftin e propozuar nga partitë e vogla për ndryshimet në kodin zgjedhor, që do nisë me korrektimin kombëtar.

Lajmi për nënshkrimin e draftit është bërë i ditur nga zv/kreu PR, Arjan Madhi, i cili sqaron se drafti është firmosur nga kryeministri Berisha.

Një ditë më parë ky draft u firmos edhe nga Partia Socialiste. Dy partë e mëdha I hapin kështu rrugë, pretendimeve të të vegjëlve për të korrektuar sistemin zgjedhor, duke garantuar kështu barazinë e votës.

Drafti me të gjitha firmat pritet t’i kalojë për miratim Kuvendit e më pas KQZ.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›