E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrespondenca, nxenesit provime si te matures

Luljeta Ndoka
Nxenesit qe duan te vazhdojne te ndjekin shkollen e mesme me korrespondence, por edhe tre here ne jave, ose "naten", do te behen te tille vetem nese u nenshtrohen provimeve te ngjashme me te Matures Shteterore. Ky eshte udhezimi me i fundit i nxjerre dje nga ministri i Arsimit dhe te Shkences, Genc Pollo. Ky udhezim reformon mbare sistemin e studimeve me kohe te shkurtuar. Anesti Shuka, nje nga autoret e ketij udhezimi, u shpreh dje se "sistemi ri per shkolla me korrespondence (SHMK) ka marre model Maturen Shteterore, e cila arriti t'i ktheje publikut besimin ne sherbimet arsimore duke luftuar korrupsionin".
Udhezimi, i cili do te hyje menjehere ne fuqi, percakton se provimet do te jene si ato te lendeve me zgjedhje te Matures Shteterore. Pra, sipas tij, do te kete dy sezone dhe vetem dy provime me shkrim. "Ne janar do te zhvillohet nje provim me nje test, ku do te perfshihen nje grup lendesh dhe ne korrik provimi tjeter me shkrim per grupin tjeter te lendeve", thuhet ne udhezimin e MASH. Keshtu, mesohet se testi do te hartohet nga nje grup specialistesh dhe mesuesish te perzgjedhur nga DAR dhe do te korrigjohen nga nje grup tjeter, ndersa riprovimet do te jene ne tetor. Do te kene te drejten per regjistrim ne nje shkolle te mesme me kohe te shkurtuar vetem nxenesit qe banojne ne qarkun ku ndodhet ajo shkolle dhe ata nxenes qe kane kryer arsimin e detyruar brenda ose jashte vendit dhe jane mbi 16 vjec.
Sipas udhezimit te ri te ministrit te Arsimit, regjistrimet e nxenesve ne shkolla te tilla do te behen nga data 1 tetor deri me 31 tetor. Ndersa per t'u regjistruar ne klasen e pare te nje shkolle me korrespondence, nxenesi duhet te paraqese deftesen e lirimit ose dokumentin e njevlershem me te, certifikaten e lindjes me fotografi dhe nje vertetim nga njesia administrative ku banon. Provimet e klases zhvillohen ne dy sesione. Afersisht gjysma e numrit te lendeve zhvillohet ne sesionin e pare dhe pjesa tjeter ne sesionin e dyte, ndersa privimet e vjeshtes ne muajin tetor. Sipas udhezimit me te ri te MASH, nese nje nxenes eshte mbetes ne tri lende gjate nje viti shkollor, nuk e kalon klasen dhe "nese nje nxenes eshte mbetes ne te pakten nje lende ne
riprovim, nuk e kalon klasen". Ne perfundim te shkolles, nxenesi pajiset me deftese
ku shenohen notat per te gjitha lendet e Shkolles se Mesme me Kohe te Shkurtuar.
Procedura, si funksiononte me pare
Deri para se te dilte nje udhezim i tille, ne sistemin e shkolles se mesme me kohe te shkurtuar provimet beheshin per cdo lende me shkrim dhe me goje nga mesuesi i lendes dhe korrigjoheshin po nga ai. Keshtu, sipas parimit "cdo provim, nje mesues", mesuesit arrinin te abuzonin me pushtetin qe kishin, duke i mesuar gjate gjithe vitit nxenesit dhe duke i vleresuar po ata. Ndersa duke filluar nga dita e sotme e ne vazhdim, gjithcka ndryshon ne menyre rrenjesore. Shkolla e mesme me korrespondence dhe e nates behet me sezone provimesh e riprovimesh. Keshtu, me udhezimin e ri provimet do te jene si ato te lendeve me zgjedhje te Matures Shteterore, pra do te kete dy sezone dhe vetem dy provime me shkrim. Ne janar do te zhvillohet nje provim me nje test ku do te perfshihen nje grup lendesh dhe ne korrik provimi tjeter me shkrim per grupin tjeter te lendeve. Testi do te hartohet nga nje grup specialistesh dhe mesuesish te perzgjedhur nga DAR dhe do te korrigjohen nga nje grup tjeter. Udhezimi sipas ministrise se Arsimit dhe Shkences, hy ne fuqi menjehere.
Kur nxenesit shpallen mbetes dhe kalues
Fakti qe provimet do te korrigjohen nga mesues qe nuk jane te lendes, e veshtireson se shumti marrjen e provimeve nga nxenesit qe ndjekin shkollen e mesme me kohe te shkurtuar. Sipas dispozitave te kreut te nente te udhezimit, nese nje nxenes eshte mbetes ne tri lende gjate nje viti shkollor, atehere nuk e kalon klasen. Gjithashtu, nese nje nxenes eshte mbetes ne te pakten nje lende ne riprovim, atehere ai humbet vitin shkollor. Por, nese arrin qe t'i marre keto lende, nxenesi i korrespondences pajiset me nje deftese, ku shenohen notat per te gjitha lendet e shkolles se mesme me kohe te shkurtuar, ku ai kryen mesimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›