Part-time, afati i programeve skadon javen tjeter"
Ministria e Arsimit humbet durimin duke pritur. Te pakten keshtu duket nga reagimi i drejtoreshes se Arsimit te Larte ne MASH, Elida Hoxha. Specialistja ka deklaruar dje se fakulteteve te universiteteve te Shqiperise do t'u lihet afat deri javes tjeter qe te dorezojne ne Ministrine e Arsimit programet e tyre te riformatuara. "Shume prej tyre na i kane sjelle, por kemi pare shume probleme ne to", thote Hoxha. Ajo tregon se muaji janar do te jete kufiri i fundit i pritjes se Ministrise se Arsimit per programet, te cilat duhet detyrimisht te jene sipas Kartes se Bolonjes. Pra, ato duhet te kene perputhshmeri te njejte me programet e sistemit me kohe te plote. Ne kete kontekst kerkohet qe ato te part-time te kene te njejten vlere me te dites. Ky ka qene edhe shkaku i kohezgjatjes prej 6 vjetesh qe eshte kerkuar nga Keshilli i Arsimit te Larte dhe Shkences (KALSH). Aktualisht, Ministria e Arsimit po pret programet e reja nga disa fakultete dhe po shqyrton programet e mberritura nga fakultetet e tjera. Pasi specialistet e Ministrise se Arsimit, t'ia percjellin programet Keshillit te Arsimit te Larte dhe Shkences, bashkengjitur me sugjerimet, propozimi per kuotat do t'i dergohet Keshillit te Ministrave. Ndersa universitetet do te gjejne zgjidhje individuale per faktin se si do te perballohet volumi i studimeve ne kaq pak kohe. Sipas specialisteve, duke qene se viti akademik eshte sa nje vit kalendarik tashme, zgjidhja eshte me e thjeshte. Universitetet mund te perdorin auditoret dhe stafin pedagogjik sa here qe ta shohin te arsyeshme per te perballuar fluksin e leksioneve.