Krimet ne kryeqytet, gjashte te ndaluar
TIRANE - Gjashte persona jane arrestuar nga policia e Tiranes dy ditet e fundit, ndersa nje tjeter eshte shpallur ne kerkim, per vepra te ndryshme penale, kryesisht vjedhje. Sipas burimeve zyrtare, mes te arrestuarve ka edhe nga ata qe akuzohen per "armembajtje pa leje", "prishje te qetesise publike", "tregtim dhe transportim te mallrave kontrabande". Me akuzen "kanosje per shkak te detyres", eshte arrestuar shtetasi Bashkim Osmani, 31 vjec, i cili ka kanosur nje punonjes te policise rrugore. Nderkohe qe Hysni Sina, 44 vjec, u arrestua pasi dyshohet per "falsifikim te vulave, stampave ose formulareve". Po ashtu, ne pranga eshte vendosur edhe shtetasi Kujtim Farasholli, 43 vjec, i cili akuzohet per "tregtim te mallrave kontrabande, paketa te markave te ndryshme ne "Qytetin Studenti".
A.C