Vjedh 450 metra tel, pranga eletricistit
TIRANE - Nje elektricist eshte vene ne pranga, pasi akuzohet per vjedhjen e nje sasie teli, te energjise elektrike. Policia e Tiranes beri te ditur dje se ka vene ne pranga Alfred Miskun, 23 vjec, lindur dhe banues ne Kerrabe dhe Ylli Tafani, 53 vjec, eletricist, lindur ne Permet dhe banues ne Tirane, pasi jane akuzuar se kane vjedhur 450 metra tel, te cilin me pas e kane shitur ne piken e grumbullimit te skrapit "Njull Bathore", ne Komunen e Farkes. Sipas te dhenave, kane qene banoret e ketij fshati qe kane bere denoncimin ne lidhje me vjedhjen e ndodhur. Gjate hetimeve, policia ka mundur te zbuloje dhe personat qe e kishin vjedhur, qe ishte elektricisti se bashku me nje banor te fshatit Kerrabe. Ndaj dy te dyshuarve te arrestuar policia ka ngritur akuzen e "vjedhjes ne bashkepunim", nderkohe qe dosja eshte derguar ne Prokurorine e Tiranes, qe do kryeje hetime e tjera.
A.C