Shqiptari zberthen vrasjen e studentes angleze
Peruxhia - Vrasja e studentes angleze, Meredith Kercher, ne Peruxhia te Italise, tre muaj me pare, ka marre nje rrjedhe tjeter te papritur. Kjo per shkak te nje studenti shqiptar, i cili ka deklaruar se i ka takuar tre te akuzuarit diten e vrasjes se anglezes, pak metra larg shtepise se 22-vjecares. Shqiptari, te cilit policia nuk i ka bere te ditur emrin, ka deshmuar se ka takuar Raffaele Sollecito, Amanda Knox dhe Rudy Hermann Guede, naten e vrasjes se Merdith, pikerisht pak metra larg baneses se saj, ne rrugen "Pergola", ku e reja u gjet e vrare. Avokatet e Raffaele Sollecito jane ne pritje te konkluzioneve te hetimeve marre shkas nga deshmia e re e shqiptarit. Keshtu, avokati Marco Brusco, ka pohuar nje dite me pare se Raffaele Sollecito nuk e ka pas njohur kurre Guede-n, te cilit i jane referuar dhe hetuesit. Sipas tij, deshmia e djaloshit shqiptar nuk figuron ende brenda provave te tjera te prokuroreve. "Do te presim te mesojme edhe se ne cfare ore ky deshmitar ka thene se e ka takuar Raffaelen, Amanden dhe Rudyn para shtepise se viktimes", eshte shprehur avokati. Deshmitari shqiptar ka thene se ate nate, kishte ndaluar pikerisht para hyrjes se baneses se anglezes, kur ka pare dy djem, me te cilet ka pasur dhe nje bisede. "Papritur vajza nxori nje thike", ka pohuar shqiptari ne prokurori. Sipas tij, "ajo filloi te bertiste dhe me pas iu hodh siper. Isha i sigurt, ishte Amanda Knox dhe bashke me te ishte dhe Raffaele Sollecito", perfundoi ai rrefimin per prokurorine e Peruxhias.
A.C