Ushtaraket: "Do te protestojme dhunshem per pensionet"
Ish-ushtaraket do te pershkallezojne protestat e tyre, duke shtuar dozat e "dhunes". Keshtu u shpreh dje kryetari i Shoqates se tyre, Mehdi Pogaci. Ai tha per "KJ" se disa prej ish-ushtarakeve kane propozuar qe te dalin me shpesh ne protesta, duke perdorur menyra me te forta. Keshtu, agresiviteti i protestave do te shkoje deri ne bllokim te dyerve te institucioneve, bllokime rrugesh nacionale etj "Protesta me te dhunshme, por brenda kufijve demokratike dhe te lirise", i quan Pogace veprimet e metejshme te ish-ushtarakeve, te cilat sidoqofte do te vendosen gjate mbledhjes se neserme te asamblese se shoqates. Nderkohe dje, Levizja Socialiste per Integrim eshte shprehur ne favor te ish-ushtarakeve dhe i kerkon qeverise te zbatoje sa me shpejt ligjin.
Bare apelon vendimin e MASH per perjashtim
Nje dite pasi rektori i Universitetit te Tiranes refuzoi te emeronte dekanin e Fakultetit te Infermierise, Petrit Bare, ky i fundit ka vendosur te ankimohet, duke apeluar vendimin. Dekani i zgjedhur me rreth 93 per qind te votave, por i paemeruar, Bare, eshte ankuar se nje vendim i tille eshte marre nje jave pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te Universitetit te Tiranes ka pushuar se ekzistuari. "Ky eshte sulm politik i Ministrise se Arsimit ndaj meje", e ka vazhduar qendrimin e tij dekani i zgjedhur me pjesen derrmuese te votave nga stafet akademike dhe joakademike, si dhe nga studentet. Ndersa MASH vazhdon te pretendoje se vendimi per mospranimin e kandidatures, i eshte derguar KQZI pa filluar ende zgjedhjet. Ndersa eshte ende enigme fakti se si nuk eshte anuluar kjo kandidature qe diten qe po votohej.