Korridori 8 futet në sirtar deri në vitin 2020
Komisioni Europian nuk e liston në përparësitë e tij deri në vitin 2020 nga kriza. Bullgaria e pohon dështimin e projektit dhe akuzon vendet partnere
Albert Gjoka
Aksi më i rëndësishëm për shqiptarët, i njohur ndryshe si Korridori 8, po kthehet në mit, ndonëse janë harxhuar kohë dhe para për nënshkrime marrëveshjesh, memorandumesh dhe takimesh pa fund. Të dhënat e Komisionit Europian flasin se as për vitin 2009 ky projekt, i konsideruar si pjesë e Rrjetit Paneuropian të Infrastrukturës, nuk do të klasifikohet. Sapo ka nisur fushata e propozimeve për projektet e rëndësishme infrastrukturore, ku janë ofruar rreth 1 miliard euro, por nuk ka asnjë shenjë që të bëhet lobing për këtë projekt deri në fundin e muajit prill. Në shtator të këtij viti, propozimet e paraqitura do të kalojnë për diskutim dhe më pas për miratim në strukturat e BE-së. Në grupin e tre vendeve të interesuara për ndërtimin e Korridorit 8, Bullgaria është ndër vendet që ka qenë e gatshme dhe është përpjekur të lobojë. Ajo ka akuzuar veçanërisht Maqedoninë. Ndërsa Tirana zyrtare ka reaguar kryesisht përmes heshtjes, pasi prej tre vitesh ka shpenzuar të gjitha kapitalet dhe energjitë e saj për ndërtimin e Rrugës Durrës-Kukës.
Paketa e re e BE-së
Ndonëse është vit krize, strukturat e Bashkimit Europian kanë ofruar 1 miliard euro për projektet prioritare në fushën e telekomunikacioneve. Komisioni Europian lançoi katër ditë më parë paketën e fondeve prej 1 miliard eurosh për financimin e rrjetit të Transportit Transeuropian. Kjo shumë do të përdoret për financimin e projekteve të infrastrukturës, por këtë vit fondet janë të ndarë në tre grupe. Sipas burimeve zyrtare, për vitin 2009, rreth 500 milionë euro do të përdoren në strukturën e Planit të Rigjenerimit Ekonomik Europian, i cili ka për qëllim që t’i japë një nxitje të menjëhershme ekonomisë europiane përmes shtytjes së investimeve në infrastrukturë. Në këtë kontekst do të gjenden mundësi për financimin e projekteve të përfshira në programet vjetore shumëpalëshe, si Autostradat e Detit, Sistemet e Transportit Inteligjent për Rrugët dhe Sistemin e Menaxhimit Europian të Trafikut Hekurudhor. Agjencia Ekzekutive e Rrjetit të Transportit Europian ka bërë thirrje për propozime dhe përmirësimin e projekteve të propozuara dhe të shqyrtuara në emër të Komisionit të Transportit të Komisionit Europian.
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Tajani, deklaroi disa ditë më parë si do të shërbejë për të stimuluar kërkesën ekonomike me projekte ambicioze në infrastrukturën europiane dhe do të jetë një përgjigje e prekshme, e shpejtë dhe efikase ndaj krizës së sotme ekonomike. Paketa 500 milionë euro do të miratohet dhe do të përdoret gjatë viteve 2009-2010.
Rreth 250 milionë euro të tjera janë parashikuar për qëllimin e programeve shumëvjeçare të financimit të prioriteteve më të larta të rrjetit infrastrukturor, si rrugët, menaxhimi europian i trafikut hekurudhor, harmonizimi i sistemeve të sinjalizimit të hekurudhave europiane, etj.. Ndërsa një shumë prej 140 milionë eurosh do të përdoret për instrumentet e Garantimit të Kredive, etj.,
Afati i paraqitjes së propozimeve është deri më 15 maj të këtij viti.
Për disa vite me radhë, Korridori 8 nuk ka arritur të hyjë në listën e projekteve prioritare të financueshme të BE-së, megjithë lobimin e Italisë dhe së fundi të Bullgarisë, shtet i ri i Bashkimit Europian.
Bullgaria lëshon akuza
Vendet e rajonit janë duke humbur së paku 1 miliard euro për shkak të mosrealizimit të Korridorit 8, rrjeti rrugor dhe hekurudhor, i cili është menduar të kalojë përmes Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Kjo shumë është llogaritur nga autoritetet bullgare, të cilat gjatë dekadës së kaluar kanë firmosur një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh për projektin me partnerët e tyre maqedonas dhe shqiptarë.
Sipas publikimit të një raporti gjatë kohëve të fundit, ndonëse Bullgaria ka bërë njëfarë progresi, Maqedonia është akoma në vendnumëro prej disa vitesh.
“Një prioritet për autoritetet maqedonase është përfundimi i rrjetit drejt Bullgarisë, i cili kërkon ndërtimin e një linje 89 kilometra të gjatë, por që nuk do të përfundohet as për pesë vitet e ardhshme”, - thonë autoritetet e Budapestit. 66 kilometrat nga Kichevo në Shqipëri nuk do të përfundojnë në një periudhë shumë të shpejtë. Kjo redukton mundësinë e ndërtimit të një linje hekurudhore midis Detit Adriatik dhe Detit të Zi, e cila është e një rëndësie të madhe për tregtinë midis tre vendeve të rajonit.
Skema e Korridorit 8
Korridori 8, një ndër 10 korridoret Paneuropiane, është parashikuar të lidhë dy detet, duke nisur në portet italiane të Brindizit dhe Barit, duke kaluar përmes Portit të Durrësit, në Tiranë, kryeqyteti shqiptar, dhe më pas, përmes kryeqyteteve të Maqedonisë dhe Bullarisë, për të përfunduar në portet e Detit të Zi, në Burgas dhe Varna. Veç të bërit më të lehtë të shkëmbimit të mallrave, njerëzve dhe furnizimeve me produkte dhe shërbime të ndryshme midis Bashkimit Europian dhe shteteve të Ballkanit me shtetet e Azizë Qendrore, rrjeti i transportit është planifikuar si i një rëndësie të veçantë për vendet e Ballkanit pasi përmirëson stabilitetin në rajon. Deri tani janë krijuar disa struktura dhe sekretariate, janë bërë me dhjetëra studime, janë organizuar me qindra aktivitete dhe festivale e kështu me radhë. Por mungesa e lobimit, e parave dhe kriza, duket se do ta shtyjnë këtë projekt të rëndësishëm pas vitit 2020.
Historia e Korridorit 8 bëhet film në Bullgari
Korridori 8 është imagjinar. Fakti se ky projekt dukej shumë larg i ka bërë bullgarët që të fantazojnë dhe prodhojnë një film dokumentar për këtë projekt. Dështimi i Korridorit Paneuropian ka shërbyer edhe si subjekt i një dokumentari bullgar, i cili është transmetuar kohët e fundit. Filmi, i udhëhequr nga Boris Despodov, niset me një vijë imagjinare të Korridorit nga Burgasi në Durrës, duke treguar përgjatë rrugës historitë e bullgarëve, maqedonasve dhe shqiptarëve që jetojnë përgjatë kësaj ëndrre. Ky dokumentar ka nxjerrë në shesh faktin se si popujt e vegjël të Ballkanit shpesh dinë për të tjerët duke zëvendësuar mangësitë e njohurive të tyre me stereotipe negative.
2 Prill 2009