Pas martesës, Gizel pozon nudo për “Vanity”
Çfarë muaji mjalti për Gizel Bundshen! Modelja prej disa javësh është martuar me Tom Brendin dhe tani pozon nudo për kopertinën e “Vanity Fair America”. E njohur për ekspozimin e veshjeve të “Victoria's Secrets”, ajo rrëfen për dashurinë ndaj të shoqit dhe dëshirën për të adoptuar një fëmijë brazilian, edhe pse ndien se është si nënë e vërtetë për Xhonin, djalin e Brendit që e ka me Brixhet Mojnahan. Imazhet tregojnë një Gizel jashtëzakonisht seksi dhe sensuale, të mbuluar vetëm nga një çarçaf. Vetëm para pak ditësh, modelja ishte shprehur se ekzistonin dy Gizela: ajo e kopertinave, magjepsëse dhe sensuale, si dhe ajo e përditshmja, shtëpiake dhe pak mondane. Foli edhe për bashkëshortin, duke e konsideruar një person special, me zemër të pastër si të një fëmije. Por për “Vanity” tregon një tjetër dëshirë të zjarrtë. Pas martesës, modelja dëshiron të bëhet nënë. Ndihet edhe me djalin e Tomit si një nënë e vërtetë, edhe pse Bredi e ka me një grua tjetër. Një tjetër mënyrë më komode për të kursyer vuajtjet është adoptimi i një fëmije në Brazil. Në këtë mënyrë do të shpëtonte një jetë humane nga rrugët dhe nga jeta e vështirë prej të braktisuri. Përveç fjalëve, për Gizelën flasin më mirë faktet. Fotografitë e Mario Testinos e bëjnë të duket më e bukur se kurrë.
Paris Hilton dhe veset prej të famshmeje
Paris Hilton dhe Dag Reinhart duken një çift i përkryer, mbase sepse në këtë fazë të lidhjes lojtarit të basketbollit nuk i është dashur ende të përballet me kërkesat e çuditshme të së dashurës së tij. Duket se një nga veset e trashëgimtares të hoteleve Hilton është që të dashurit t’i puthin këmbët. Sipas mediave amerikane, kjo është edhe arsyeja e ndarjes së saj nga ish-i dashuri Benji Maden. Për momentin, Dag nuk duket aspak i bezdisur nga kapriçot e saj. Të fotografuar së bashku në një mbrëmje, ata duken vërtet një çift i bukur dhe i dashuruar. Dëshirat e çuditshme tashmë dihen nga të gjithë, por mbase ajo ka vënë mend dhe ka kuptuar se jo çdo gjë që mendon është e drejtë. Dag duhet t’i marrë parasysh të gjitha, sepse e dashura e tij ka shumë vese, disa prej të cilave mjaft bezdisëse. Mania e fundit e Hilton mendohet të jetë mbajtja e koleksionit të çantave “Gilli” në frigorifer për të evituar prishjen e tyre nga i nxehti i Los Anxhelosit. Sipas revistës “Americano Star”, ajo ka caktuar një kameriere për të kontrolluar herë pas here temperaturën e frigoriferit pasi aty gjendet një pasuri e vërtetë çantash të të njëjtit koleksion me ngjyra nga më të ndryshmet.
1 Prill 2009