E Diel, 1 Nëntor 2026

Korridori 8, takim ndërparlamentar



Kuvendi i Shqipërisë organizon sot "Takimin Ndërparlamentar mes Komisioneve të Transportit të Shqipërisë, Italisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Komisionit Evropian për Projektin e Korridorit të 8-të”. Sipas zyrës së shtypit pranë Kuvendit, takimi, i cili është i pari i këtij lloji, synon të japë mbështetjen e nevojshme për qeveritë e vendeve përkatëse në përshpejtimin e realizimit të projektit të Korridorit të 8-të Panevropian të Transporteve.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të mbajë një fjalë përshëndetëse, në hapje të Takimit Ndërparlamentar, që do të zhvillohet në mjediset e Kryesisë së Kuvendit. Takimin do ta përshëndesë edhe nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Ylli Bufi. Në takim do të jenë të pranishëm edhe ministri i Transportit, Sokol Olldashi, dhe ambasadorët e Bullgarisë, Maqedonisë dhe Italisë, të akredituar në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›