E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli:Infrastruktura, prioriteti i qeverisë

Parlamentarët e rajonit janë mbledhur në një takim në kryesinë e Kuvendit ku po diskutohet për projektin e "Korridorit 8". Në fjalën e saj, kryeparlamentarja Topalli deklaroi se "Është privilegj i veçantë të përshëndes këtë takim me parlamentarët e rajonit ku tema është përshpejtimi i projekteve të "Korritorit 8". "Në takimet me homologët e mi, kam parë vulllnet maksimal për të bashkërenduar projektet tona për këtë realzim gjigand", u shpreh ajo. Sipas saj, ideja e ndërtimit të "Korritorit 8" , ka një impakt të ndjeshëm jo vetëm në aspektin territorrial, por edhe në atë ekonomik. Sipas kryeparlamentares, rruga Durrës-Kukës është shumë e rëndësishme për shqiptarët, investime të rëndësishme po bëhen nga veriu në jug të Shqipërisë për ta bërë atë një vend me infrastrukturë evropiane. "Shteti shqiptar ka treguar vëmendje të veçantë në projektet që përfshijnë "Korridorin 8" si , rehabilitimi i rrugëve Durrës-Vlorë, në portin e Durrësin, dhe rrugës Qafë-Thanë Korçë, po ashtu po kryehet rindërtimi i portit të Vlorës", u shpreh ajo. Sipas saj "Korridori 8" është një korridor kyç për të gjithë rajonin, ndaj nevojitet mëbshtetje financiare. "Infrastruktura është prioriteti jonë", përfundoi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›