Korridori VIII/Berisha: Projekti po afrohet gjithnjë e më shumë
“Projekti i Korridorit 8 siç vlerësoj unë po afrohet gjithnjë e më shumë”. Kështu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga mediat për perspektivën e një projekti madhor siç ai i korridorit VIII. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo nyjë e rëndësishme është projekti më madhor që bashkon kontinentet dhe i jep një revansh të konsiderueshëm zhvillimit ekonomik. “Ky projekt mendoj se është më vizibël se të gjithë korridoret e tjera. Unë e kuptoj se në Evropë pesha e vendeve ekonomike nuk është e njëjtë dhe natyrisht tërheqin gjithnjë e më shumë vendet më të fuqishme ekonomike, por Korridori 8 është Korridori që bashkon kontinentet, është i vetmi, ndaj dhe jam i bindur se dora dorës, ai do të shndërrohet në një ndër realitetet më madhore për Evropën, pra jo vetëm për rajonin tonë”, deklaroi kryeministri Sali Berisha.