PD përshëndet braktisjen e grevës nga gratë socialiste, Vokshi: Largimi nga çadrat shpresë për të gjetur dinjitetin e dhunuar

Flamur Noka: Mediat po injorojnë çadrat, greva pa transparencë, janë turbulluar edhe grevistët
Partia Demokratike vlerësoi sot se më në fund deputetet gra të PS-së janë më të qeta në shtëpitë e tyre, për të rigjetur kështu dinjitetin e shtypur dhe dashurinë e harruar. Deputetja Albana Vokshi, u shpreh se “dua të përshendes vendimin e kolegeve të mia, deputete të Partisë Socialiste, për t’u larguar, më në fund, nga çadra aspak dinjitoze, e ngritur në mes të bulevardit të Tiranës nga Kryetari i Bashkisë së Tiranes, njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama”. “Dua të shpreh, gjithashtu, kënaqësinë, që, të gjitha koleget deputetet janë sot pranë familjeve të tyre, pranë nënave, bashkëshortëve dhe mbi të gjitha pranë fëmijëve të tyre. Uroj dhe shpresoj që do rikuperohet sa më shpejt dhe pa trauma të tjera largimi i tyre për më se dy javë nga shtëpia! Sot, jam e qetë, sepse zonjat deputete nuk do kenë më vuajtje trupore dhe as lodhje mendore”- deklaroi deputetja Vokshi. Sipas saj, pavarësisht se me vonesë, zonjat deputete të PS e kuptuan se fëmija është gjëja më e shtrenjtë në botë, është më i shtrenjtë se Kryetari i Partisë. “Braktisja e çadrave, tashmë jep shpresë se ato po reflektojnë për të gjetur dinjitetin e dhunuar dhe dashurinë e harruar”- theksoi më tej deputetja demokrate Albana Vokshi.
Flamur Noka: Sot kemi shumë Lajme: Mediat po injorojnë çadrat, greva pa transparencë, janë turbulluar edhe grevistët
Lajmi i parë
Pasi kanë hyrë, kanë dalë, janë kthyer e kanë ikur prapë, janë ndërruar e zëvendësuar, një gazetë e përditshme më në fund ka bërë transparencën e emrave të çadristëve, por nuk sqaron kush, sa, kur dhe si këta emra kanë hyrë e kanë dalë.
Lajmi i dytë
është se dy stacione televizive të grevës, 24 ora news, e kaloi çadrën në lajm të dytë, kurse gazeta respektive e kishte me germa të vogla në një cep të faqes.
Lajmi i tretë
është se grupi, siç tha Mimi nga restoranti i Fidelit, ka vendosur për t’i shkuar deri në fund vetëflijimit, ndërkohë që deputetët janë zhgënjyer nga një ambasador për të cilin ngrejnë shumë pikëpyetje
Lajmi i katërt
“Politika e re për një Botë të Re” e kryetarit ka turbulluar pak ditët e fundit edhe jetën e çadrave.
Lajmi i pestë
Kanë kaluar çdo parashikim kërkesat për të hyrë në grevën me rotacion, aq sa zoti Rama nuk po e përballon dot fluksin e tyre. Lajmi i minutës së fundit Sipas “Politikës së Re” të shokut të Fidelit, rreziku i ri imperialisto-revizionist na vinka nga Brukseli. Por Kryetari i ka sqaruar se “bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim”
...