Qeveria përzë opozitën greviste tajlandeze nga sheshi - kërkonte pushtetin në tavolinë

Një analogji e thjeshtë me rastin e opozitës në Shqipëri, zënie të shesheve qendrore të kryeqytetit, bllokim të akseve kombëtare, lëndimin e civilëve dhe mos bindje civile ndaj strukturave të ligjit- shembulli më i keq që vjen nga opozita tajlandeze
Aktiviteti opozitarist ka dhënë një shembull negativ, teksa në një prej vendeve të largëta aziatike, në Tajlandë forcat qeveritare janë detyruar të përdorin dhunën, për të shpërndarë aktivistët e opozitës, të cilët prej ditësh me radhë kishin bllokuar rrugët e kryeqytetit, Bankok. Mercenarët “Këmishë Kuqë” të udhëhequar nga opozitare tajlandeze, startoi disa javë më parë një valë të egër dhune në të gjithë vendin, në shenjë presioni ndaj qeverisë, për të dorëzuar pushtetin në tavolinë. Mësohet se orët e fundit ushtria tajlandeze ka ndërprerë ofensivën ndaj protestuesve pas një nate të dhunshme në rrugët e Bangkokut, pasi lidërët e Kemishave të Kuqe janë vetëdorëzuar në polici. “Janë dorëzuar pas presionit të trupave tona. Për momentin i ndërpresim operacionet”, theksoi Sansern. Në orët e para të mëngjesit ushtria kreu një aksion në barrigadën që ndodhet në jug të qytetit, duke larguar kështu protestuesit opozitarë, të cilët ishin të vendosur për të sulmuar ndërtesat qeveritare. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ushtarët kaluan barrikadën në anën jugore të ashtuquajturës “zonë e kuqe”, duke depërtuar deri në qendër të kampit. Dorëzimi i këmishëkuqve i ka dhënë fund protestave antiqeveritare në Bangkok. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se “pasi katër nga liderët e tyre u dorëzuan në polici, disa prej liderëve janë parë në transmetimet televizive duke iu drejtuar një turme manifestuesish në parkun Lumpini, se dëshironin të evitonin gjakderdhjen dhe vrasjen e civilëve të tjerë”. Gjatë natës e cila pati një bilanc tragjik nga përlshjet, humbën jetën të paktën 5 persona, ndër të cilët një gazetar italian i moshës 45 vjec dhe një shtetas holandez. Mësohet se një pjesë e mirë e protestuesve janë prangosur nga forcat qeveritare. Prej javësh të tëra dhe pas vrasjesh së dhjetëra civilëve tajlandezë, opozita ndërpret aksionin kundër pushtetit, duke pranuar kështu dështimin, për një kauzë të ngritur kundër qeverisë dhe pushtetit. Opozita e Tajlandës, është edhe shembulli më i keq i revoltës popullore pas asnjë shkak, thjesht e vetëm instalimin e instrumentit të dhunës dhe rrëmbimin e pushtetit. Në dukje “këshishëkuqët” tajlandezë nuk janë të vetëm në aktivitetin e tyre protestues pa shkak. Pikërisht të njëjtën strategji me ta ka ndjekur prej 19 ditësh me radhë Edvin Rama duke bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit dhe të disa prej akseve më të rëndësishme kombëtare dhe njëherazi lëndimin e dhjetëra qytetarëve.
...