Korrieri: Bariç ikën nga Shqipëria mëkatare

Bledar Kuka
Loja me dy porta e Oto Baricin në kombëtaren shqiptare mori fund përsëkeqi. "Oto Maksimale" dha dorëheqjen menjëherë pas katastrofës së mbrëmshme në Bukuresht, duke lënë prapa disa fjalë që të bëjnë të mendohesh. "Nuk mundem ta drejtoj më këtë kombëtare, - tha kroati, - largohem nga goditja e marrë në dy ndeshjet e fundit". Të dielën, një ditë pas humbjes 2-4 me bjellorusët, 75-vjecari deklaroi, dukshëm, me nënkuptim se "kjo nuk ishte Shqipëria ime". Vërtet ku shkoi ai ekip që "bëri për të vjellë" Holandën dhe Bullgarinë në Tiranë? Që nga kriza mes kroatit e presidentit të FSHF-së Duka, nga premtimi solemn për kontratën e re, të hipoteza e Igli Tares për "të papritur në castet e fundit", sherri me Lorik Canën, përmendja e Katanecit si trajneri i ri apo shkelja e premtimit për firmën, dyshimet nisën të shtohen si gjethet e rëna në vjeshtë. Marrëdhënia mes Baricit dhe punëdhënësit të tij, Duka, kaloi në krizë kur trajneri kërkoi kontratën e re dhe Duka e la të priste. Loja u bë e fortë që më 16 tetor kur kroati shtoi këmbënguljen, ndërsa më 18 pas 1-1 ndaj bullgarëve, u arrit te ultimatumi: Firmosje para Bjellorusisë. Duka u përgjigj dy ditë më vonë. "Do t'i ofrojmë zgjatjen e kontratës aktuale dhe kjo do të bëhet para ndeshjeve ndaj Bjellorusisë e Rumanisë", - tha ai. Afati i firmës mbeti në ajër. Më 21 tetor, Baric që nga Kroacia deklaroi se "të premten (26 tetor) më presin bisedime të vështira në Tiranë". Papritmas erdhi një shtyrje, "javën tjetër" deklaroi trajneri më 23 tetor. Sihariqi erdhi më 30 të po atij muaji, kur Baric dhe Duka biseduan dhe ranë dakord që firma të hidhej para Bjellorusisë, për një rrogë më të vogël se ajo e para. "Oto Maksimale" është i vjetër në kontrata dhe, ndërsa në Shqipëri këmbënguli, në Kroaci paraqiti imazhin se mezi po e detyronin të qëndronte. "Gjithë Shqipëria dëshiron që unë të qëndroj, - u shpreh ai, - Duka m'u lut dhe unë nuk mund t'ia prishja, kjo nuk më kishte ndodhur kurrë". Madje ai nisi të bënte plane miqësoresh duke përmendur Kroacinë, Spanjën, Italinë, Francën … Kjo më 1 nëntor. Por Bjellorusia erdhi më shpejt se mendohej dhe firma nuk u hodh. Humbëm 2-4. Duka deklaroi të nesërmen se "Baric do jetë trajneri, mbetet vetëm firma", por afat nuk dha. Në një atmosferë të tillë mbytëse që nga Italia erdhi zëri dyshues i Igli Tares. "Baric sërish? – qeshi ish-kapiteni, - prisni. I njoh njerëzit në Federatë, mund të ketë të papritura momentet e fundit". Cfarë dinte Tare? Po Lorik Cana? Një konflikt i tij me kroatin pikërisht para firmës së kontratës. Punë patriotizmi, sic doli në gazeta. "Të bëjë më shumë për kombëtaren", tha Oto. "Unë jap shpirtin për kombin, më shumë se Barici", u përgjigj kapiteni marsejez. Pas bjellorusëve, Oto drejtoi gishtin nga Cana e Lala. "Nuk bënë detyrën", - akuzoi ai, por pa i hedhur baltë. Mbrëmë ndodhi Rumania, humbja e paprovuar prej dhjetëra vitesh. Ekipi që pësoi 8 gola në 10 ndeshje, mori 10 në vetëm 2. Baric u largua, por cfarë mbeti? Iku një trajner që ka luajtur dy finale europiane me ekipe modeste austriake, një zv.trajner që doli i treti në botë me një kombëtare pa emër të madh si Kroacia, një trajner që ka dalë 7 herë kampion dhe disa herë fitues kupe, që ka drejtuar 1000 ndeshje në stol dhe ka fituar mbi 700. Iku një europian perëndimor dhe mbeti Shqipëria e nepotizmit, rakisë, intrigës, dhunës, mosrespektit për punën, dinjitetin dhe jetën e njeriut. Në të vërtetë Shqipëria mbeti aty ku ishte, pra mbeti prapa, ndërsa Herr Oto shkoi atje ku e ka vendin, në Europën e vlerave, duke lënë një ekip të ri që, të paktën, duhet ta gëzojë një trajner tjetër i huaj.