Metropol Sport: E tradhtuan, na tradhtuan

AUREL PEPA
Një tradhti e paralajmëruar – ky mund të ishte titulli që do të vihej një dokumentari që mund të bëhet në të ardhmen për fundin e papritur të karrierës së Oto Baricit në drejtimin e kombëtares shqiptare. Një fund pa lavdi dhe jo në mënyrën e duhur për një njeri që dha aq shumë për përfaqësuesen e kombit tonë. Një tradhti që filloi të vinte erë që të shtunën në Tiranë, por që u qelb fare dje në Bukuresht. Mbase do të duket se këto radhë janë shkruar nën ndikimin emocional të humbjes së turpshme në Bukuresht, por jo. Janë rreshta që kanë qenë gati që nga humbja në Tiranë me Bjellorusinë. Nuk ka se si të shpjegohet që një skuadër të shndërrohet në këtë mënyrë brenda një muaji. E njëjta skuadër që luante në fushë sikur të ishte Holanda apo Bullgaria, u shpërfytyrua në atë Shqipëri që kishim shumë vjet pa e parë. Besa e famshme shqiptare ka marrë përsëri një goditje në reputacionin e saj. Ata lojtarë që i dhanë fjalën trajnerit Baric se do të jepnin maksimumin me Bjellorusinë, bënin sikur luanin në "Qemal Stafa". Ata lojtarë që kishin dhënë fjalën se do të vinin në vend nderin e humbur në Bukuresht, cuditërisht e kanë harruar futbollin që dinin. Sa keq! Sa turp! Për disa interesa të vogla, për një kaprico e egoizëm të sëmurë disa prej "yjeve" kuqezi harruan se, kur luajnë në ekipin kombëtar, nuk luajnë për Baricin apo për cilindo trajner që e drejton atë. Kur vishet fanella kuqezi, ata luajnë për Shqipërinë. Përfaqësojnë dinjitetin e një kombi të tërë. Përfaqësojnë një popull të tërë dhe jo vetëm atë që jeton në Shqipërinë zyrtare, por atë që jeton në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Atë dinjitet që ata e kanë nëpërkëmbur dje në Bukuresht. Një skuadër pa shpirt e pa dëshirë për të luajtur futboll, është tallur me fanellën që mban veshur. Janë tallur me ngjyrat kuqezi. Baric mbase ndihet i tradhtuar nga këta futbollistë, që e detyruan t'i jepte fund me turp një karriere të mbushur me suksese. Por nuk është i vetmi që ndihet kështu. Të gjithë ne jemi tradhtuar. Kuqezinjtë na kanë bërë të ndihemi të tradhtuar, dhe ky është mëkati i tyre më i madh. Ata na bën të kthehemi në realitetin tonë të përditshëm, duke na vrarë ëndrrën. Dhe e gjitha kjo pse? Sepse duhej tradhtuar një trajner i huaj, që nuk dinte të "vlerësonte" yjet e futbollit shqiptar. Sa keq që disa prej nesh nuk duan të ndryshojnë!