E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i HEC-eve, ekspertët shprehen kundër

Shqipëria nuk është e gatshme të privatizojë HEC-e. Eksperti i mirënjohur i energjitikës Gjergji Simaku shpjegon se 4 hecet Bistrica 1,Bistrica 2,Ulza dhe Shkopeti janë në gjendje pune dhe prodhojnë rreth 78 Mega vat energji elektrike ose 5.5 përqind të gjithë energjisë që prodhon vendi ynë.

Sipas Simakut asete të tilla nuk duhen privatizuar pasi të ardhurat nga prodhimi i energjisë janë më të mëdha se sa ato mund të shiten.
 

Një tjetër arsye për të mos shitur 4 HEC-et sipas Gjergji Simakut është edhe kostoja e madhe që do ndërtimi i një vepre të tillë energjitike në ditët e sotme.
 

Ndër të tjera Simaku shpjegon se sistemi energjitik i vendit tonë ka nevojë për një strategji zhvillimi pasi në shumë aspekte ka probleme.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›