E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondacioni “Fëmijët Shqiptar” dhuron 100 karroca invaliditeti për spitalet

Fondacioni “Fëmijët Shqiptar”, me Presidente Liri Berisha ka dhuruar 100 karroca invaliditeti Qëndrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi" në Sauk dhe Spitalit Ushtarak.
 

Ky donacion ka për qëllim mbështetjen e shërbimeve klinike të këtyre spitaleve për të mundësuar transportimin e të sëmurëve të cilët për shkak të shkallës së sëmundshmërisë e kanë të pamundur lëvizjen brenda teritorit spitalor për nevoja diagnostikuese apo trajtuese. Drejtori ispitalit QSUT Sajmir Ivziku u shpreh se këto karroca do t`u vijnë në ndihmë mijëra pacientëve që priten si raste urgjente.

Po ashtu drejtori i spitali Ushtarak Bedri Miha vuri në dukje se një ndihmë e këtij lloji ishte mëse i nevojshëm për spitalin. Në spitalin Ushtarak Fondacioni dhuroi 30 karroca invaliditeti kryesisht për shërbimin e urgjencës së këtij spitali dhe pavionin e kardiokirurgjise si dhe në spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi" u dhuruan 20 karroca invaliditeti të cilat do të shpëndahen në urgjencë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›