E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: PAK ka nevojë për mbështetje në çdo nivel

Personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për mbështetje në çdo nivel. Ky ka qenë apeli i ambasadorit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth gjatë takimit të realizuar me kryetarin e shoqatës së të verbërve. Sipas ambasadorit Wollfarth gjatë hartimit të ligjeve është e rëndësishme që të dëgjohet zëri i personave me aftësi të kufizuar.
 

“Personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për mbështetje në cdo nivel.Ndërgjegjësimi i shoqërisë dhe përgjegjshmëria për anëtarët e këtij komuniteti është rritur dhe kjo duhet vlerësuar.OSBE e mbështet integrimin e këtyre personave në shoqëri.Në hartimin e ligjeve të reja është e rëndësihme që të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe sidomos nëse bëhet fjalë për personat me aftësi të kufizuar.Aktualisht në vend ka pasur progress në këtë aspekt por kjo kategori shoqërie duhet të marrë mbështetjen edhe në aspektin eonomik pasi ata kanë nevojë për një kosto të më të lartë për të jetuar” theksoi Wollfarth.
 

Ndërkohë që kreu i shoqatës së të verbërve i ka kërkuar qeverisë më tepër bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve. Personat me aftësi të kufizuar aktualisht po kundërshtojnë vendimin e qeverisë për uljen e nivelit të kompesimit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›