E Martë, 3 Nëntor 2026

Korrupsion dhe shpërdorim detyre/ Pezullohet dënimi prej 3 vitesh burg për ish-kryeministrin e Pakistanit

Gjykata e Lartë e Islamabadit ka pezulluar dënimin prej tre vitesh burg kundrejt Ish-kryeministrit të Pakistanit Imran Khan.

Khan u dënua në fillim të këtij muaji për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Gjykata e Lartë e Islamabadit dha gjithashtu lirim me kusht për Khan, por ai ende përballet me një mori akuzash të tjera duke përfshirë mbështetjen për vrasje, nxjerrjen e sekreteve shtetërore dhe orkestrimin e protestave të dhunshme.

Tashmë 70-vjeçari është arrestuar me akuzën e cenimit të sigurisë kombëtare.

Me zgjedhjet kombëtare që priten në muajt e ardhshëm, ai aktualisht është i ndaluar të kandidojë për postin për pesë vjet.

Imran Khan u rrëzua nga pushteti pas një votimi mosbesimi në parlament vitin e kaluar./ AP

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›