E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsion i shumefishte Abazi Shkak drejtuesit politike

Korrupsionin në shëndetësi e bën politika. Urdhri i Mjekut thotë se dukuria nuk do të zbutet dhe pritet të rritet nëse nuk do të ndryshojnë krerët e institucionëve, pjesa më e madhe e të cilëve nuk janë profesionistë, por të emeruar nga politika. Për kreun e këtij Urdhri, Dine Abazaj, edhe infrastruktura e vjetëruar, pagat e vogla dhe cilësia e mangët e shërbimeve shëndetësore, ndikojnë gjithashtu në rritjen e numrit të mjekëve që marrin rryshfet. 

“Faktorë të tjerë favorizues që ndikojnë në rritjen e korrupsionit janë administrata, që është më shumë e politizuar sesa administratë profesionale. Problemi zgjidhet vetëm nëpërmjet reformimit të këtij sistemi. Nëse nuk do të kryhen reforma që janë të domosdoshme në mjekësi do të ketë vazhdimisht korrupsion dhe në vend që të vijë duke u përmirësuar, situata do të përkeqësohet”, tha Abazaj.

Reagimi i Abazit vjen edhe pas raportit të INSTAT, ku thuhej se 71 përqind e pacientëve japin rryshfet. Edhe pse këtë shifër Urdhri i Mjeku e konsideron të fryrë, Abazaj apelon që çdo pacient të denoncojë në kohë pranë këtij institucioni për çdo abuzim të mjekëve.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›