Gjyqi Meta prokuroret kunder eksperteve

Prokuroria kërkon përjashtimin e 3 ekspertëve të përcaktuar nga Gjykata e Lartë në seancën e 16 shtatorit, për të kryer akt-ekspertimin e videos së përgjuar Meta-Prifti. Organi i akuzës pretendon se ata nuk kanë njohuritë e mjaftueshme për të kryer saktë ekspertizën e videos.
Gjykata e Lartë përcaktoi Ardian Pollo, Ermal Beqirin dhe Artan Rrahmani si personat që do të provojnë autenticitetin e videos së përgjuar në procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta. Organi i akuzës, parashtroi në gjykatë të tjera kërkesa, përfshirë edhe atë që akti ekspertimit të mos cënojë videon tjetër që ekziston mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirit.
Sipas tyre, nëse do të zbulohet video, atëherë mund të rrezikohet dëshmia e Priftit në gjykatë. Video e përgjuar Meta-Prifti konsiderohet si një ndër provat kryesore të organit të akuzës, ndaj ish- kryeministrit, ky i fundit u përfaqësua në seancën e së premtes, nga avokatët e tij, ndërsa gjykata është tërhequr për të shprehur me vendim për kërkesat e organit qendror të akuzës.
Denada Shkodrani