Tumoret ne tru shumica vdesin brenda 5 vjeteve
Shumica e shqiptarëve me tumor në tru, vdesin brenda 5 vjetësh. Kjo e dhënë që raportohet nga presidentja e Shoqatës së Neurologjisë, Mira Rakacolli tregon edhe njëherë neglizhencën e shqiptarëve për t’u ekzaminuar në kohë. Në Shqipëri, mungon kultura shëndetësore dhe sipas mjekes neurologe, kjo është problematike, pasi teknologjia moderne dhe stafet e specializuara nuk mungojë.
“Ne e llogarisimi mortalitetin me ata që jetojnë nën 5 vjet dhe faktikisht nën 5 vjet me tumorët e trurit është shumica”, tha Rakacolli.
Metodat e reja të diagnoztikimit të tumoreve të trurit u trajtuan gjerësisht në konferencën e parë mbi neuro-onkologjinë në ditët e sotme. Në konferencë ishte edhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i cili foli për investimet e rendesishme në këtë fushë gjatë këtij viti në Shqipëri. Ai iu kundërpërgjigj edhe zërave që përflasin mbi defektet në shëndetësinë tonë.
“Për shumë arritje të jashtëzakonshme të shkencës mjekësore, neurologjisë në njërën anë, psikiatrisë në anën tjetër, të neurokirirgjisë, këtij lëmi të madh shkencash, këto përgjigje që jepen atje janë frut i një sakrifice e cila nuk ka të paguar, janë dhe përgjigje për këdo që përpiqet të demotivojë klasën mjekësore, që përpiqet të thotë gjithçka mundet kundër saj dhe në dëm të pacientëve shqiptarë”, tha Vasili.
Në konferencë edhe shefi i Neurokirurgjisë iu drejtua qyetarëve të mbrojnë mjedisin dhe të mos konsumojnë më duhan. Sipas tij, këta janë shkaktarët e vërtetuar edhe shkencërisht të rritjes së numrit të të diagnostikuarve më kancer.
Julia Bardhushi