Plagosen me cifte kryeplakun e Tujanit, tre ne pranga
Tirane - Pakenaqesia per menyren e ndarjes se nje siperfaqe toke, per pak sa nuk i ka kushtuar jeten kryeplakut te fshatit Tujan, ne komunen e Dajtit. Tre persona dyshohet se kane tentuar te vrasin ne banesen e tij Dashamir Kalane, pas nje konflikti. Fatmiresisht, ky i fundit u ka shpetuar tre qitjeve te armes, duke lajmeruar me pas policine. Agjentet e Komisariatit nr. 4 ne Tirane vune ne pranga Gentjan Meten, 27 vjec, Dritan Qefaline, 27 vjec dhe Fadil Meten, 43 vjec, te tre lindur dhe banues ne Tirane. Gjithcka ka ndodhur dy dite me pare, kur sipas te dhenave te policise, mesohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, rreth ores 16:30 te se martes, tre personat e arrestuar ne fshatin Tujan, per motive pronesie kane tentuar te vrasin me arme gjahu cifte, kryeplakun 35-vjecar. Sipas hetimeve te policise, mesohet se te dyshuarit kane shkuar per t'u konfliktuar ne banesen e kreut te fshatit, me motivin e ndarjes se nje toke midis disa personave te tjere. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar ciftja, se bashku me tre kapsolla te plasura, si dhe 20 kapsolla te paplasura. Materialet i kaluan Prokurorise se Tiranes, per veprat penale te "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative" ne bashkepunim.
A.C